Vasili: KQZ nuk mund të jetë 5 me 0 në favor të PS, Rama do një 30 qershor të ri

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka dhënë qëndrimin e tij para mediave pak pas përfundimit të tryezës së Këshillit Politik sa i takon diskutimeve që shoqëruan mbledhjen.

Duke u ndalur tek propozimi për formulën për emërimin e anëtarëve të KQZ, Vasili tha se duhet të ruhet balanca. Sipas tij, propozimi i opozitës respekton frymën e dakordësisë.

“Lidhur me këtë çështje, kjo është një kundërshtim i plotë i dakordësisë (për anëtarët e KQZ). Pasi formula e re e depolitizimit është në dy rrugë. Të gjitha garancitë aktuale të kodit riprodhohen në këtë propozim ashtu siç janë. Ose në komisionet e treta, ruhet balanca 3-2, por nuk mund të jetë 5 me zero për maxhorancën.

S’mundet që kjo garanci të zhbëhet nga një kod që duhet t’i rrisë këto garanci. Kjo dakordësi respekton frymën e dakordësisë, e depolitizimit, respekton mekanizma të konsoliduar. Nuk i jepet regjim absolut për të ndërtuar një 30 qershor të ri. Ne besojmë shumë që ka kohë, është në dispozicion për të bërë këtë reflektim”, tha Vasili.

Artikulli paraprakMjeku i njohur flet për shtimin e rasteve me Covid-19: Larg veshëve dhe veprimeve çka dëgjoni prej Gjillollogëve…
Artikulli tjetërArrestohet kreu i Dhomës së Avokatisë Lezhë, reagon Laska: Show dhe përçmim i profesionit