Vasili i përgjigjet diversioneve të Ramës: Raportet PD-LSI, më solide se kurrë, mafia e rilindjes…

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili reagoi live në emisionin e gazetarit Çim Peka në SYRI TV pas një lajmi të publikuar në media se Ilir Meta do lërë presidencën më 26 prill, një ditë pas zgjedhjeve.

“Nuk kam komunikuar me zotin Meta. Nuk kam asnjë mundësi të kem komunikim të tillë me zotin Meta,” tha ai.
“Institucioni i presidencës nuk do të pushtohet kurrë nga mafia e Rilindjes,” theksoi më tej Vasili.

Sipas tij, të gjithë duhet të jenë ballë për ballë me mafian e Rilindjes. Sipas tij, raportet PD-LSI janë më solide se kurrë.

Në një raportim të Ora News thuhet se Meta është gati të lërë detyrën e presidentit dhe të marrë atë të kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm për të vendosur rendin në vend ose të zv. Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm njëherazi, gjithmonë kjo në varësi të rezultatit të zgjedhjeve që janë dekretuar të mbahen më 25 prill 2021.

Artikulli paraprakBasketbolli thyen kufijtë Shqipëri-Kosovë, me ligë të përbashkët, nis muajin tjetër
Artikulli tjetërNë shtëpinë e shembur nga tërmeti/ Albina Vuka i lutet Zotit dhe shtetit: Kërkoj një shtëpi sa të fus 3 fëmijët dhe burrin e sëmurë