Vangjush Dako kërkoi lirimin në polici të kriminelit Durim Keçi, pas arrestimit

Kryetari i PD, Basha ka denonciuar se kush ishte politikani me imunitet që u paraqit në Komisariatin e Durrësit pas arrestimit të super të kërkuarit, Durim Çela.
“Vetëm te enjten e kaluar një nga gazetarët kurajozë, Artan Hoxha bëri me dije se pas arrestimit të Durim Kecit, persona me imunitet janë paraqitur në komisariatin e policisë për t’i ushtruar presion politik policisë.
Në dijeninë tonë, bëhet fjalë për kryetarin e bashkisë së Durrësit dhe përfituesin direkt të bandave të Durrësit, Vangjush Dako, dhe të paktën një deputet të PS . Këto janë prova dhe fakte që flasin qartë se krimi i organizuar shqiptar dhe mafia shqiptare, kanë te kjo qeveri dhe te ky kryeministër, një mbrojtës dhe një promovues të interesave të tyre. Beteja më jetike e shtetit shqiptar, për shoqërinë shqiptare, për familjet shqiptare dhe për shqiptarët e thjeshtë dhe të zakonshëm, është beteja për të larguar nga karriket e pushtetit ata që janë bërë njësh me krimin e organizuar, kryeministrin Rama dhe mashat e tij në pushtet”.

Artikulli paraprakRikthehen torturat në polici, Avokati i Popullit: Sjellje çnjerëzore
Artikulli tjetërTonelatat e drogës, Italia arreston Moisi Habilajn, kushëririn e Saje Qorrit