Valencia në krizë, disfata e radhës nga Betis

Valencia në krizë të thellë. Skuadra e Ayerestan pësoi humbjen e 3-të në po kaq ndeshje pasi u mund në shtëpi 3-2 nga Betis. Të dyja ekipet kërkonin fitoren e parë në kampionat, por andaluzianët ishin ata që e nisën më mirë këtë përballje me Castron që i dha epërsinë në minutën e 38-të.
Joaquin në pjesën e dytë u duk sikur mbylli përfundimisht ndeshjen, aq më tepër që vendasit kishin mbetur dhe me 10 vetë, por Valencia megjithatë gjeti forca reagimi dhe në të 75-tën shkurtoi diferencën me Rodrigon.
Valencia megjithatë nuk kishte përfunduar ende pasi 3 minuta më pas Garay vulosi dhe barazimin duke realizuar një përmbysje fantastike për vendasit. Gjithsesi valencianët konfirmuan që janë një skuadër në krizë kur pësuan dhe golin e 3-të në të 92-tën, që pati sërish për protagonist Castron.

Artikulli paraprakMilani mundet në “San Siro”
Artikulli tjetërPSG e vështirë, por luajmë për 3 pikë