Vaksina do të shpërndahet në vendet e BE brenda dhjetorit, po në Shqipëri?

Kompania Pfizer Inc dhe BioNTech mund të nisë shpërndarjen në Evropë brenda muajit dhjetor, thanë kompanitë të martën pasi aplikuan për miratimin urgjent në autorittetin Evropian të Barnave.

Aplikimi në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) vjen disa ditë pasi tw dyja kompanitë aplikuan për përdorim urgjent të vaksinës së tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

“Nëse EMA arrin në përfundimin se vaksina është e sigurtë dhe ofron mbrojtje nga COVID – 19, ajo do të autorizojë përdorimin e vaksinës në Evropë para fundit të vitit 2020”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët për median.

Më herët kompania Moderna aplikoi pranë Agjensisë Evropiane të Barnave, per përdorimin urgjent të vaksinës në BE.

OBSH ka deklaruar se 70% e popullsisë duhet të imunizohet në mënyrë që te ndalojë perhapja e virusit, i cili ka shkaktuar ka 1.4 milion viktima dhe shkatërruar ekonomitë në të gjithë globin. Afër 50 vaksina të mundshme janë duke u testuar tek vullnetarët në të gjithë botën.

Pfizer dhe BioNTech raportuan se rezultatet përfundimtare të vaksinës më 18 nëntor ofrojnë 95% mbrojtje nga COVID-19.

Artikulli paraprakDenoncimi i qytetarit: Nuk na erdhi njeri për të bërë tampon, gjendja e nënës u rëndua, nuk i dhanë asnjë kurë
Artikulli tjetërJa pse Shqipëria ecën drejt përjashtimit nga procesi i hapjes së negociatave me BE