Uzurpim i tregut mediatik përmes “fatosëve” të Partisë

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ka reaguar ashpër ndaj situatës që po kalon Autoriteti i Mediave Audiovizive.
‘Ai që Rilindja ka projektuar si kryetar është djali i babit që lëshoi karriken në AMA për t’u bërë drejtor pensionist në Bibliotekën Kombëtare’, shkruan Vokshi në një postim në facebook.

‘Tani vendin do e zërë i biri, duke vijuar besnikërinë dhe përuljen ndaj udhëheqjes’,-vijon ajo

Reagimi i plotë i Albana Vokshit:
Gara për kreun e Autoritetit të Mediave Audiovizive ka degjeneruar. Ai që Rilindja ka projektuar si kryetar është djali i babit që lëshoi karriken në AMA për t’u bërë drejtor pensionist në Bibliotekën Kombëtare. Tani vendin do e zërë i biri, duke vijuar besnikërinë dhe përuljen ndaj udhëheqjes.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe: Dy kandidatët që paraqitën aplikimin në parlament për postin vakant të kryetarit të AMA ishin të dy zëdhënës ministrish.

“Fatosat” e partisë janë gati për të marrë shpërblim dhe të bëjnë kamikazin për uzurpimin e tregut të medias audiovizive, për të penguar me çdo çmim fjalën e lirë dhe për të burgosur e sakatuar gazetarët.
T’i bëjnë të 99-at medias, për “ta rilindur” dhe atë, siç po bëjnë me “sukses” kudo!

Artikulli paraprakBorchard ikën nga Shqipëria
Artikulli tjetërMonstra Rama publikon hartën e Milosheviçit të Kosovës nën Serbi, pastaj e fshin