Ushtria rrethon Pashalimanin, nuk lejohen 200 punonjës të shkojnë për të punuar në bizneset e tyre

Ushtria ka bllokuar hyrjen për në Bazën e Pashalimanit. Rreth 200 punonjës që shkojnë për të punuar në bizneset e tyre në Gadishullin e Karaburunit janë bllokuar sot në orët e para të ditës nga ushtarakët  e Bazes së Pashalimanit.

Punonjësit e bizneseve që operojnë në këtë zonë, peshkatarë, apo punonjës të lokaleve që janë në gjiret e karaburunit, bletërritësit, por dhe çobanët me bagëti prej disa orësh po presin për të hyrë ne portën e Bazës së Pashalimanit, i vetmi rrugëkalim.

Por policia ushtarake është urdhëruar që të mos kalojë askush në oraret nga ora 08.00 deri në 15.00, shkruan gazeta shqip. Nuk dihet arsyeja e këtij vendimi, por që ka nisur të zbatohet nga autoritetet.

Bizneset po protestojnë për këtë urdhër që nuk i lejon të shkojnë në punët dhe bizneset e tyre. Rruga aktualisht është e bllokuar dhe më dhjetra automjete po presin në radhe të bllokuara për të hyrë.

auto 2 1361569569713

auto 3 1291569569714

Artikulli paraprakShifra të frikshme! 285 mijë shqiptarë planifikojnë të ikin, 40% të rinjve duan të largohen nga vendi
Artikulli tjetërLetra e Mark Shllakut para pushkatimit: Fytyrat tuaja më dalin përpara syve e s’më lanë me dekë