Ushqimet e pasura me hekur, miqtë e shëndetit tuaj

Spinaqi mund të mos ju japë superfuqi si Popaji, megjithatë, kjo perime me gjethe jeshile, ashtu si edhe ushqimet e tjera me përmbajtje të lartë në hekur, mund t’ju ndihmojnë të luftoni aneminë e shkaktuar si pasojë e mungesës së hekurit.
Kjo formë e anemisë çon në rënie të numrit të qelizave të kuqe të gjakut si pasojë e mangësisë së hekurit. Pa pasur mjaftueshëm hekur, trupi nuk mund të prodhojë mjaftueshëm hemoglobinë, një substancë në qelizat e kuqe të gjakut që e bën të pamundur kalimin e oksigjenit në indet e trupit. Si pasojë, ju mund të ndiheni të dobët, të lodhur dhe të acaruar gjatë gjithë kohës.
Rreth 20% e femra, 50% e grave shtatzëna dhe 3% e meshkujve nuk kanë mjaftueshëm hekur në trup. Zgjidhja, në disa raste, është të konsumoni më shumë ushqime të pasura në hekur.
Si e përdor trupi hekurin e marrë nga ushqimet?
Kur konsumoni ushqime të pasura në hekur, ky i fundit absorbohet në trup kryesisht nëpërmjet pjesës së sipërme të zorrës së hollë.
Hekurin mund ta sigurojmë si nga burimet shtazore, si mishi i kuq, peshku etj, ashtu edhe burimet bimore.
Ushqimet e pasura në hekur
Burimet shtazore të hekurit, me 3.5 ml ose më shumë për racion, janë:
85 gramë mish pule ose viçi
85 gramë midhje ose molusqe
85 gramë goca deti

Burime të mira të hekurit me 2.1 miligramë ose më shumë për racion janë:
85 gramë biftek të gatuar
85 gramë sardele të konservuara në vaj.
Burime të hekurit me 0.7 miligramë ose më shumë për racion janë:
85 gramë mish pule
85 gramë mish të gjelit të detit të gatuar
85 gramë peshk salmoni, tuna, merluc etj
85 gramë proshutë derri
85 gramë mish viçi
Burimet bimore më të mira të hekurit janë thjerrëzat, fasulet dhe spinaqi. Frutat e thata si bajamet, fistikët, arrat, farat e lulediellit, kikirikët, shqemet e pjekura etj janë gjithashtu të pasura në hekur.
Si të merrni më shumë hekur nga ushqimet
Disa ushqime mund të ndihmojnë trupin të absorbojë më shumë hekur nga ushqimet e pasura me këtë mineral; të tjerat mund ta pengojnë këtë proces. Për të absorbuar më shumë hekur nga ushqimet që konsumoni, përpiquni të shmangni konsumimin e çajit ose kafes, ose konsumoni ushqime të pasura me kalcium. Për të përmirësuar absorbimin e hekurit, i konsumoni ushqimet e pasura në hekur së bashku me një burim të mirë të vitaminës C, si lëngu i portokallit, brokoli ose luleshtrydhet.
Nëse nuk mund të merrni mjaftueshëm hekur nga burimet ushqimore, mund të keni nevojë edhe për suplemente të hekurit. Megjithatë, duhet të konsultoheni më parë me mjekun, i cili mund t’ju rekomandojë dozën e duhur si dhe duhet të ndiqni udhëzimet e tij me kujdes.
Edhe pse toksiteti i hekurit nga burimet ushqimore është i rrallë, me suplementet janë të mundshme edhe mbidozat vdekjeprurëse.

Artikulli paraprakBeteja për Teatrin, Trebicka: Nuk është problemi te arkitektura por tek kullat, ne do të rezistojmë
Artikulli tjetër7 problemet shëndetësore të shkaktuara nga mungesa e 7 vitaminave kryesore