Urim për Ramën? Basha: I uroj pleqëri të mbarë

“Urimi im është që 2022 është një vit që kthehemi drejt normalitetit. Një vit normal që i plotësohen ëndrrat shqiptarëve sipas aftësive, mundësirave që ato kanë. Natyrisht kjo nuk arrihet brenda një viti, por 2022 është si një vit i mbarë për t’u ndarë nga e keqja 30-vjeçare. Me një reflektim të thellë historik për gjithçka kemi bërë gabim.

Me një ripërtëritje vizioni, të shpirtit, por edhe korpusit politik e me një thirrje të veçantë ndaj të rejave dhe të rinjve shqiptarë. 2022 do ju rikthejë shpresën te Shqipëria. E prindërve të tyre dua t’i ta rigjejnë besimin për të luftuar në emër të fëmijëve të tyre. Sa për Edi Ramën në rrafshin personal, pleqëri të mbarë, në rrafshin politik, mos i ardhtë kurrë një njeri si ai Shqipërisë”, tha Rama.

Artikulli paraprakKryetari i PD Basha: Asgjë nuk do të ndodhë në 5 janar. PD e përgatitur për çdo situatë
Artikulli tjetërKreu PD Basha uron Vitin e Ri: Të gjithë bashkë të punojmë për një Shqipëri normale