Uria globale eliminohet me rritjen vetëm 5% të taksimit për të pasurit

Sipas një studimi të botuar nga organizata ”Oxfam Brasil” mbitaksimi me vetëm 5% për të pasurit e vendeve të G20-s mund të mbledhë rreth 1,5 trilion dollarë në vit.

Kjo shumë mjafton për t’i dhënë fund urisë globale.

Ky mbitaksim do të ndihmojë vendet me të ardhura të ulëta dhe njerëzit me të ardhura mesatare që të përshtaten me ndryshimet klimatike dhe të ndihmojë botën të arrijë qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm me një tepricë prej më shumë se 546 miliardë dollarë për të investuar në shërbime, politika publike dhe veprime klimatike.

Prandaj, konkluzionet e raportit shkojnë në drejtimin e propozimit të Brazilit për ekonominë e G20-s dhe bankave qendrore për taksimin progresiv për super të pasurit.

Artikulli paraprakVuçiç mbështet pretendimet e Kinës mbi Tajvanin, premton mbështetjen e Serbisë ndaj Pekinit
Artikulli tjetërZelensky sot në Tiranë, cili është historiku i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Ukrainës