Unaza e Re/ Rikthehen punonjësit e IKMT me forca të shumta policie, nis përplasja me banorët

Punonjësit e IKMT-së që u kthyen pas nga banorët e Unazës së Re janë rikhtyer sërish për të vazhduar punën.
Por menjëherë janë rikthyer edhe banorët tek vendi ku zhvillohen punimet dhe kjo e ka acaruar situatën.
Megjithatë punonjësit e e IKMT-së janë të shoqëruar me forca të shumta policie. Njëri krah i rrugës është i bllokuar.
“Sa ikëm ne erdhën, s’na lanë rehat, turp”, tha njëra nga protestueset, duke theksuar se ata nuk do lejojnë prishjen e banesave të tyre.
“Do të flijohemi këtu, kemi dalë për pronën tonë”, u shpreh një tjetër. Ata janë shprehur të zhgënjyer pasi u ishte premtuar se makinat e IKMT-së nuk do të riktheheshin sot pasi u larguan, por ka ndodhur krejt e kundërta.
Ndërkohë tek Unaza e Re kanë shkuar dhe deputetët e Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Klevis Balliu.
“Ky i pabesë do mbajë përgjegjësi para qytetarëve, se i mashtroi, sapo ikën i riktheu punonjësit”, u shpreh deputeti i PD-së, Klevis Balliu.
Ndërsa nënkryetari i PD, Edi Paloka deklaroi se banoët po kërcënohen me makina me xhama të zinj. Paloka theksoi se nuk ka shanse që këta banorë të dalin nga shtëpitë e tyre pa u dëmshpërblyer.
“Banorët më thanë që kërcënohen nga persona me makina me xhama të zinj, me siguri janë ata që do të ndërtojnë pallate këtu”, u shpreh ndër të tjera Paloka.

Policia Unaza e Re

Artikulli paraprakBanda me makina me xhama të zinj kërcënojnë natën banorët e Unazës së Re
Artikulli tjetërTotti, futbollisti i vetëm që i tha “jo” Perezit!