Ultimatum amerikan për arrestimin e Dakos, Rama bllof me fletëthirrjen tek Krimet e Rënda

Arben SHAHINI

“Vangjush Dako merr fletëthirrje nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Fletethirrja lidhet me dosjen 339.” Kjo është fjalia që ka dalë për mediat nga zyra e propagandës së Ramës në Kryeministri. Që nga mënyra se si është servirur duhet kuptuar se kemi të bëjmë me një bllof të madh të Ramës me të ashtuquajturat hetime të Prokurorisë ndaj Dakos.

Bllofi i parë është ndaj Shteteve të Bashkuara
Më 30 korrik Ish kryebashkiakut socialist të Durrësit iu ndalua hyrja në SHBA së bashku me familjen e tij. Dje zyrtari i Lartë i Departamanetit të Shtetit, Palmer e bëri të qartë se kërkon arrestimin e Dakos përmes një interviste në Zërin e Amerikës”.

“Mendoj se çështja këtu për Shtetet e Bashkuara është se kemi pasur dëshmi të forta në lidhje me aktivitetet e korrupsionit nga ana e zotit Dako. Dhe ne kemi autoritetet që janë të nevojshme për të ndërmarrë veprime në përgjigje të kësaj.

Do të shpresoja që ky veprim të demonstronte angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar kundër korrupsionit dhe për të ndërmarrë veprime atje ku ka prova të forta dhe bindëse të praktikës korruptive. Ky është një autoritet që ne e kemi. Është një autoritet që ne me siguri nuk kemi frikë ta përdorim.

Dhe është një autoritet që ne besojmë se mund të kontribuojë në procesin e luftimit të korrupsionit publik në Shqipëri dhe gjetkë”, përmes kësaj fraze të Palmer, Departamenti amerikan I Shtetit ja ka bërë të qartë në mënyrë të drejtpëdrejtë Ramës se pret arrestimin e Dakos dhe nëse ai nuk vepron, atëhere Palmer thotë se “nuk do të kemi frikë të përdorim autoritetin që ne kemi në luftën ndaj korrupsionit kur ka prova të qartë sin ë rastin e Dakos.

Nëse Rama do ta kishte seriozisht kuptimin e mesazhit të prerë amerikan, sot Dako do të ishte arrestuar. Kjo nuk ka ndodhur. Rama ka porositur Krimet e Rënda, thjesht ti dërgojnë një fletëthirrje për tu pyetur në lidhje me Dosjen 339. Pra, thjesht për të kaluar rradhën kërkon të mashtrojë Shtetet e Bashkuara me këto masa qesharake të Prokurorisë që ka nën kontroll duke i dhënë një mesazh se ai e bëri të tijën duke e detyruar ta marrin në pyetje pastaj është vendim i Prokurorisë nëse do ta arrestojë apo jo Dakon.

Rama e ka të vështirë dhe të pamundur të arrestojë Dakon sepse Dako është arka e parave të Ramës dhe vetë Dako ja ka bërë të qartë Ramës se ai nuk do të qnëdrojë asnjë ditë në burg duke lënë të kuptohet se do të flasë. E gjithë banda kriminale e përdorur në zgjedhje nga Dako ka pasur miratimin direkt të Ramës ndaj lidhjet mes Ramës dhe Dakos nuk është e lehtë ti ndash edhe kur ke ultimatum nga Departamenti i Shtetit sepse Dako e merr me vete Ramën.

Artikulli paraprakAvionët e drogës nisin fluturimin edhe në Kukës (Video)
Artikulli tjetër15 ha truall i Kopshtit Botanik po grabitet nga Rama – Veliaj për të shpëlarë paratë e krimit dhe ndërtuar kulla