Ulet ndjeshëm numri i të viktimave nga Covid-19 në Itali

Në Itali është ulur ndjeshëm numri i víktimave ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 15 humbje jete dhe 193 të ínfektuar të rinjë nga COVID-19.

Pjesa më e madhe e të ínfektuarve janë në zonën e Lombardisë dhe Emilia Romagna.

Një lajm i mirë vjen nga Bergamo, ku nuk ka më asnjë person të shtruar në terapi intensive të spitalit Papa Giovanni XXIII duke u bërë kështu ‘i lirë’ nga COVID-19. Në këtë spital ka ende disa të shtruar por që kanë rezultuar negativë në testin e bërë së fundmi.

Që nga nisja e pandemisë në Itali kanë humbur jetën 34,914 persona ndërsa të ínfektuarit janë mbi 240 mijë.

Artikulli paraprakDeklarata e fortë e Merkel: Një pandemi s’duhet të jetë kurrë një justifikim për të minuar parimet demokratike
Artikulli tjetërKryemadhi: Rama do bëjë gafën e jetës nëse nuk zbaton marrëveshjen që firmosi me ndërkombëtarët