UEFA ndryshon Ligën e Kampionëve

UEFA është duke konsideruar ndryshimin e formatit të Champions League që parasheh që katër ekipet e para nga katër ligat kryesore të kualifikohen direkt për në garë. Nëse aprovohen ndryshimet, katër ekipet e para nga Anglia, Gjermania, Spanja dhe Italia do të marrin pjesë direkt në fazën e grupeve të Championsit. Lejimi i katër ekipeve të para nga katër ligat më të forta të kualifikohen direkt për në Ligën e Kampionëve është vetëm një prej opsioneve që do të diskutohen. Ndryshime pritet të bëhen edhe për ciklin e ardhshëm trevjeçar të garës mes 2018-2021. Shumë klube kanë shprehur brengat e tyre – nëpërmjet Asociacionit të Klubeve Evropiane (ECA) – rreth kritereve të kualifikimit dhe formatit të garave të UEFA-së për klube. Këtë edicion, klube të mëdha si Manchester United, Chelsea, Liverpool e Milan mungojnë dhe kanë të hyra të kufizuara për shkak të mungesës nga pjesëmarrja në Champions League.

Artikulli paraprakZyrtare, Veseli nënshkruan me Empolin
Artikulli tjetërFury kërkon të anulojë boksin me Klitschkon