UEFA konfirmon zyrtarisht nisjen e procedimit disiplinor ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit për dy episode të ndodhura në Stadiumin e Lens për ndeshjen mes kuqezinjve dhe Zvicrës. Në faqen zyrtare në internet, institucioni më i lartë i futbollit europian thekson se, çështjet që do të shqyrtojë rreth këtij takimi janë dy, baneri i shpalosur nga tifozët shqiptarë që sipas UEFA-s bie ndesh me artikullin 16 të Rregullores së Disiplinës dhe hedhjen e fishekzjarreve në fushën e lojës. Çështjet do të merren në shqyrtim nga Komisionet e Etikës dhe Disiplinës dhe masa ndaj Shqipërisë do të publikohet në datën 21 korrik. Përsa i përket parullës ku përmendej genocidi ndaj popullit çam, ishte Greqia zyrtare që reagoi menjëherë me një notë zyrtare të adresuar në Nyon, ku kërkoi marrjen e masave disiplinore. Sipas të gjitha gjasave, Federata Shqiptare e Futbollit do të gjobitet për këto dy episode.
Kryesore
Continue to the categoryBIRN: Hilet procedurale të socialistëve ngrenë shqetësim për transparencën e Kuvendit
Mazhoranca socialiste votoi të enjten në seancë plenare, me 68 vota pro dhe 21 kundër dhe 2 abstenim, projektligjin që i hap rrugën shembjes...