U vihet zjarri makinerive të firmës që do të ndërtojë një HEC në Kaçinar dhunohen dy rojet

Sulmohen makineritë e firmës që do të ndërtojë një HEC në Kaçinar të Mirditës dhe janë dhunuar fizikisht dy rojet. Bëhet e ditur se 4 automjete janë djegur.

Nga raportimet mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e natës, ndërsa rojet e kantierit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Dy personat e dhunuar kanë pësuar fraktura në trup.

Prej disa kohësh banorët e Kaçinarit protestojnë kundër ndërtimit të HEC, madje kanë krijuar përplasje me përfaqësues të kompanisë, por edhe pushtetit vendor.

HEC-i do të ndërtohet në lumenjtë e fshatit Shpërdhazë, Simonë dhe Arrëz.

Artikulli paraprakRreziqet shëndetësore që i sjell mungesa e rrezeve të diellit
Artikulli tjetërKush është drejtori i ri i doganave