U shërbente pacientëve me koronavirus dhe iu shfaqën edhe vetë ethet, infermierja në Itali ndërmerr aktin ekstrem

Një infermiere 49-vjeçare nga Italia i ka dhënë fund jetës duke u hedhur në lumin Cortellazzo (Venecia). Ajo punonte në spitalin Jesolo ku kishte disa pacientë me koronavirus.

Infermierja që jetonte vetëm, kishte qëndruar prej dy ditësh në shtëpi sepse kishte ethe. Kishte bërë edhe testin për koronavirusit, por nuk kishte marrë ende rezultatin, për të ditur nëse ishte pozitive.

Zhdukja e saj e papritur ka shqetësuar të gjithë stafin me të cilin punonte, raportonInfermieritalia.

‘Ajo ishte e përkushtuar për punë, një burim i pazëvendësueshëm për kolegët dhe për kompaninë e kujdesit shëndetësor’, tha drejtori i ULSS 4, Carlo Bramezza.

Ai shprehu ngushëllimet për familjen e infermieres të identifikuar me inicialet S.L., e cila filloi punë në vitin 1991. Deri në vitin 2012, kishte punuar në departamentin e Kirurgjisë në spitalin Jesolo dhe më pas ishte trasnferuar në kirurgjinë e San Dona di Paive.

Nga viti 2016, ishte kthyer në punë në spitalin bregdetar në Mjekësinë Fizike dhe Rehabilituese dhe disa ditë më parë, u ofrua që të punonte në departamentin e sëmundjeve infektive.

Aty ishin shtruar 25 pacientë me koronavirus dhe ajo ndërrohej me 3 turne me kolegët që të trajtonin të prekurit për të luftuar sëmundjen vdekjeprurëse.

Artikulli paraprakKëto ushqime forcojnë viruset: Produktet që duhet të shmangni në këtë kohë
Artikulli tjetërTë përjashtohen nga taksa e pronës dhe tarifat vendore të gjitha kategoritë e taksapaguesve për 3 muaj