U rrëzua nga mbipesha/ Asnjë emër konkret nga policia dhe prokuroria për avionin me drogë që u rrëzua në Vermosh

Nuk ka ende asnjë emër konkret nga policia dhe prokuroria për avionin me drogë që u rrëzua në Vermosh, përsa i përket pilotit dhe pasagjerit që ishin në bordin e tij, ku pas rrëzimit  humbën çdo gjurmë, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Edhe pse në avion nuk janë gjetur sende të jashtëligjshme, apo lëndë narkotike, hetimet janë përqëndruar pikërisht për tek kjo pistë. Pasi në momentin e largimit 2 personat që ishin pjesë e bordit të avionit të vogël, kanë larguar nga aty me shpejtësi dhe kanë futur në  makinën me të cilën janë larguar, disa sende, të paindentifikuara.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, shkaku kryesor i rrëzimit të avionit në zonën e Kelmendit dyshohet se ka qenë mbipesha. Ndërsa hetuesit kanë marrë në pyetje dëshmitaret okularë, ku kanë deklaruar përpara tyre se nuk kanë parë me çfarë ka qenë i mbushur avioni pasi piloti dhe pasagjeri nuk i kanë lejuar të ofrohen, duke i kërcënuar që të mos afroheshin.

Vonesa e policisë për të shkuar në vendin e ngjarjes ka ndihmuar edhe pjestarët e bordit që të largoheshin nga aty duke mos lënë pas asnjë gjurmë. Ndërkohë dyshohet se duke përfituar edhe nga afërsia me kufirin e Malit të Zi,  dyshohet se ato janë larguar drejt shtetit fqinj ilegalisht.

Për këtë shkak autoritetet kanë dërguar në Mal të Zi, shenjat e gishtërinjve të pilotit dhe pasagjerit me qëllim identifikimin e tyre. Ndërkohë, referuar edhe dëshmive të banorëve automjeti që ka larguar pjestarët e bordit janë larguar nga një automjet pa targa.

Artikulli paraprakMbappe paralajmëron Messin dhe Neymarin
Artikulli tjetërAfera skandaloze me Unazën e Madhe, denoncimi i Helidon Bushatit