U procedua penalisht nga policia për protestën, reagon Voltana Ademi: Hakmarrje ndaj kryetarit të bashkisë, nuk më trembni!

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar pas procedimit penal që i është bërë nga policia për “organizim të tubimeve” pas vrasjes së Klodian Rashës nga policia.

Ademi ka thënë se, ky është sulm ndaj saj, ndërkohë që ka pranuar gjithashtu edhe njëherë se, ka telefonuar policinë që nuk i janë përgjigjur denoncimit se po sulmohet selia e PS.

“Unë kam qenë dhe kam lëvizur me qytetarët e Shkodrës nga Posta te sheshi “2 prilli”. Çdo anatemim që bëhet për mua dhe qytetarët të ndershëm të këtij qyteti është e padenjë për një shtet policor ushtarak. Në ushtri jepen urdhra. Detyrat e policisë së shtetit janë të na mbrojnë të gjithëve ne, të mbrojnë pronën publike dhe institucionet, aq më pak kur bëhet fjale për selinë e një partie politike. Një kërkesë legjitime jo vetëm e imja, por edhe e deputetëve të PS, qytetarëve të thjeshtë që kanë marrë pjesë në protestë, të gjithë atyre që kanë marrë 129 për të denoncuar aktet e dhunës të verifikuara pas mbarimit të marshimit, do të duhet të kishin një përgjigje legjitime nga shteti.

Fakti që nuk ndërhyrjet është një hakmarrje sot ndaj kryetarit të bashkisë, nuk më bën përshtypje së ka ndodhur edhe më përpara nga policia, nuk më tremb, përkundrazi unë do të kërkoj që të kërkohet e vërteta dhe kërkohet deri në fund hetim”, shprehet Ademi.

Artikulli paraprakHumb jetën nga Covid-19 një tjetër mjek i njohur
Artikulli tjetërVdekja e mjekut nga Covid-19, Basha: Përjetë mirënjohës mjekëve, janë heronjtë tanë në vijën e parë të betejës