U dhunua nga policia, protestuesja tregon kurrizin e nxirë: Më lironi djalin, ndryshe do të kryej vetëgjyqësi!

Lindita Protoduari është një nga protestueset që mbeti e plagosur dje pas përplasjes me policinë në ambientet e jashtme të Kuvendit.
Gruaja e plagosur ka treguar në ‘’Fax Neës” për gazetarin Sokol Dema dhe shenjat e nxirjes në kurriz, e megjithatë thotë se, as nuk do që t’ia dijë për dhembjet e trupit por kërkon lirimin e djalit të saj. Ajo thotë se shteti po e detyron që të kryejë vetëgjyqësi.
“Më lironi djalin, kaq i kërkoj shtetin, shtëpitë i kemi bërë me mund, kam nxjerrë sytë në gjilpërë dhe kam punuar 20 orë në ditë. Po na çoni në vetëflijim”, u shpreh Protoduari.
Dorjan Protoduari u arrestua dje nga ana e policisë në ambinetet e spitalit të Traumës ku kishte shkuar për të takuar të ëmën e tij, e cila mbeti e plagosur.
Ai akuzohet për organizimin e paligjshëm të protestës, edhe pse i ati i tij këmbëngul që banorët kanë dalë vetë të gjithë në rrugë, dhe nuk ka pse të bëhet një përgjegjës.
“Kur nuk e kam mirë fëmijën, nuk dua që tia dijë as për pasurinë, i bëj thirrje zotit Lleshi që të mos më mbajë djalin si organizator, të gjithë ne kemi qenë në protestë”, u shpreh Florian Protoduari, i cili tregoi dhe vitet e persekutimit të familjes së tij gjatë regjimit komunist.

Artikulli paraprakGjermania apel Kosovës dhe Serbisë
Artikulli tjetërHidhet në erë me tritol makina në Vlorë, kush është biznesmeni që u gjymtua