“U pasua nga 35 pasgoditje”, a rrezikohet Shqipëria pas tërmetit në Mal të Zi? Ja çfarë thotë sizmiologu

Në orët e para të mëngjesit një tërmet i fuqishëm ka ndodhur në Malin e Zi, duke shkaktuar panik dhe frikë tek banorët.

Tërmeti me mangnitudë 5.4 ndodhur në orën 4:06 minuta dhe u pasua nga 35 tërmete të mëvonshme nga 3.5 në 1.1.5 ballë. Lëkundjet u ndjenë dhe në Shqipëri, në qytetin e Shkodrës, Lezhës dhe Tiranës.

Sizmiologu Rrapo Ormëni, tha për Top Channel se Shqipëria nuk rrezikohet pas tërmetit të ndodhur në Mal të Zi në orët e para të mëngjesit.

Ai u shpreh se nuk ka vend për panik, ndërsa theksoi se lëkundjet u ndjenë 3-4 ballë në qytetet e veriut të vendit dhe Tiranë.

“Nuk ka vend për panik, është ndjerë 3 deri 4 ballë në Shkodër dhe Tiranë, me këtë intensitet vetëm ndjehen dhe nuk ka vend për panik, i quajmë tërmete mesatare, është ndjerë fuqishëm sidomos në Mal të Zi, tërmete ka pasur 7 deri 8 ballë, janë të frikshëm, për arsye të cilësisë shkaktojnë dëme. Ky tërmet është shoqëruar me pasgoditje, mbi 35 pasgoditje, 2 deri 4 të shkallës rihter, energjia kryesore çlirohet, 20% e energjisë ngelet pa u çliruar, do të kemi çlirim që të shuhet plotësisht. Tërmeti është vetëm i ndjeshëm, tërmetet e tillë nuk janë të frikshëm edhe në vendet që bien, është karakteristikë, në 2022 ra një tërmet në Bosnje 20 prill 5.7 të shkallës rihter”, tha Ormëni.

Artikulli paraprakMarrëveshja Rama-Meloni për emigrantët në rrezik, Gjykata Evropiane i thotë jo procedurës së urgjencës
Artikulli tjetërDokumenti/ “Kompania shitet për 0 lekë”- Si biznesmenët u bënë pronarë të firmës që zotëronte drejtori i ARRSH-së, Evis Beberi! Kur lindi bashkëpunimi mes tyre dhe përfitimet nga tenderat