Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët në rrezik, Gjykata Evropiane i thotë jo procedurës së urgjencës

Protokolli i nënshkruar nga Giorgia Meloni dhe Edi Rama në lidhje me emigrantët të cilët do të strehoheshin në në Shëngjin dhe Gjadër, duket të jetë ende në rrezik edhe pse është miratuar nga organet ligjëvënëse si në Tiranë dhe në Romë.

Nëse është e vërtetë që gjyqtarët e seksioneve të imigracionit të gjykatave italiane kanë nevojë për vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të thënë fjalën e fundit për legjitimitetin e procedurave të përshpejtuara kufitare, tani efekti i parë i vendimit të Strasburgut mund të jetë ai i një shtyrje e përkohshme e papërcaktuar e projektit në Shqipëri, shkruan media italiane La Republica.

Kjo media shton më tej se Protokolli i nënshkruar nga Giorgia Meloni dhe Edi Rama parashikon se do të zbatohen procedura të përshpejtuara kufitare për emigrantët e shpëtuar në Mesdhe nga anijet ushtarake italiane, duke përfshirë garancinë e diskutueshme prej 5000 eurosh për të pritur vendimin për kërkesën për azil në liri dhe jo në paraburgim në qendrat shqiptare.

Ministria italiane e Brendshme, pasi Kasacioni ia ktheu çështjen gjyqtarëve të Strasburgut, kishte kërkuar shqyrtimin urgjent të ankesës.

Por Gjykata Evropiane tha jo. Prandaj, vendimi mund të zgjasë disa muaj.

Gjykatës së Strasburgut iu desh të sqaronte nëse kjo direktivë përjashton “një rregullore të ligjit të brendshëm që parashikon si një masë alternative ndaj ndalimit të aplikantit, dhënien e një garancie financiare, shuma e së cilës përcaktohet si një shumë fikse dhe jo një shumë e ndryshueshme, pa lejuar as mundësinë që azilkërkuesi të vendosë vetë garancinë nëpërmjet ndërhyrjes së palëve të treta, megjithëse në kuadrin e formave të solidaritetit familjar, duke aplikuar kështu metoda që mund të pengojnë përdorimin e masës alternative nga ata që e bëjnë këtë”.

“Për Gjykatën e Drejtësisë nuk është çështje që duhet të trajtohet me procedurë urgjente, por që duhet të trajtohet me procedurë të zakonshme”, ka thënë për mediat italiane avokatja Rosa Emanuela Lo Faro, e cila mbron emigrantët në dy çështje që i janë dërguar Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

“Dy vizione të çështjes të cilat ndryshojnë ndërmjet dy organeve më të larta, njëri kombëtar dhe tjetri europian”, shton ajo.

Artikulli paraprakArrestimi i Berberit dhe dy biznesmenëve, SPAK informacion zyrtar: Ja akuzat për kreun e ARRSH-së
Artikulli tjetër“U pasua nga 35 pasgoditje”, a rrezikohet Shqipëria pas tërmetit në Mal të Zi? Ja çfarë thotë sizmiologu