U lirua nga burgu, video me të cilën anëtari i bandës së Shijakut kërcënoi Ramën

Kryetari i PD, Basha ka bërë një deklaratë të fortë nga qyteti i Korçës gjatë takimit me të rinjtë. Basha ka treguar se si një nga anëtarët e bandës së Shijakut ka kërcënuar Ramën dhe më pas ky i fundit është detyruar që ta lirojë nga burgu. Eshtë një rast skandaloz që tregon për nënshtrimin e drejtësisë nga kreu I qeverisë dhe vendosjen e saj nën kontrollin e krimit të organizuar.
“Një anëtar i bandave të Shijakut u arrestua me kërkesë të gjermanëve dhe i tha Vangjush Dakos më nxirr brenda 24 orëve. Vangjushi nuk i shkoi dhe çfarë bëri? I çoi një video e i tha Edi Ramës: Ja ku e ke videon ku unë jam duke mbushur nr 2 për ty. Qindra fletë votimi. O më nxirr nga burgu ose përndryshe këtë video ta botova. Çfarë bëri Edi Rama? E nxori nga burgu”, tha Bashan ë takim.
Basha ka premtuar një betejë për ndryshimin në protstën e datës 16 Mars. “Parlamenti sot është paradhomë e kryeministrit. Mos të përdor ndonjë shprehje tjetër, se mund të them që në këto momente; ËC e kryeministrit. Drejtësia sot është një grup kriminal që mbyllë dosjet me një fishkëllimë të Edi Ramës dhe të sejmenëve të tij.
Nuk është një betejë për pushtet, por është një betejë për ndryshim. Nuk bëhet për pushtetin e asnjë njeriu dhe për pushtetin e asnjë partie. Bëhet për ndryshim. Ndryshimi do të vijë. Ndryshimi është i pashmangshëm. Takimi me datë 16 mars ora 11.00, është takimi me historinë
Si ka mundësi që një qeveri që nuk mban premtimet merr më shumë vota herën e dytë se sa herën e parë? Këtë ne e kemi thënë prej ditës së parë. E ka “Dosja 339” si i mori votat. E ke Vangjush Dakon në telefon me Avdylajt, i ke drejtues të lartë socialistë në telefon me bandat kudo
Me 105 milion euro të dhëna për PPP-të, mund të zeronte tarifën për master e bachelor për të gjithë studentët që vijnë nga familje me të ardhura më pak se 640 mijë lek të vjetra në muaj dhe përgjysmim tarife studentët nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lek të vjetra në muaj

U thamë, hiqua horrave dhe jepua studentëve. Janë paratë e taksave të shqiptarëve, jo të Edi Ramës. Ky këto para i merr dhe ia çon 5 oligarkëve, në vend që t’i sjellë tek ju. Unë citoj atë që keni thënë ju: Shqipëria nuk është e varfër, është e vjedhur.
Unë kam në dorë propozimin, ju keni në dorë bashkë me qytetarët e tjerë ta bëni realitet. Por ta dini, tek unë dhe Partia Demokratike, keni garancinë për këtë që ju thashë. Misioni ynë tani është: të përgatitim rrugën që Shqipërinë europiane ta merrni ju, ta marrë në dorë brezi i ri”, tha Basha.

BASHKËBISEDIMI I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA ME STUDENTËT E KORÇËS
Mirë se ju gjej, jeni mirë? Apo çka? Apo keq? Për gjendjen ju pyes, jo për takimin sot. Që jeni të gëzuar për këtë takim e shikoj në fytyrat tuaja.
Kam një këshillë përpara se ta nisim bashkëbisedimin. Dua të jetë bashkëbisedim i vërtetë, i lirshëm, dua të ndjeheni komplet të relaksuar dhe të flasim fare lirshëm me njëri-tjetrin.
Dua në fillim të dëgjoj për gjendje, për vështirësitë, çfarë ndjeni personalkisht, çfarë sygjeroni në raport me problemin që keni, që mund të jetë problem i lidhur me arsimin, mund të jetë problem i lidhur me studimet, mund të jetë problem i lidhur më stazhin, apo mungesën e stazhit, punësimin, tarifën, cilësinë e mësimdhënies, mund të jetë çfarëdo problemi tjetër që ju godet ju, bashkëmoshatarët tuaj, ndonëse do të doja që fokusin ta mbajmë tek rinia dhe tek çështja e studentëve dhe universitetit dhe shkollimit parauniversitar. Ju kërkoj të jeni sa më të lirshëm dhe vetëvetja, dua të jeni të relaksuar në bisedën që do të zhvillojmë me njëri-tjetrin.
Dua t’ju dëgjoj, kushdo që dëshiron të bëjë pyetje, sygjerime, do t’i mbaj shënim të gjitha dhe pastaj do të mundohem t’i jap përgjigje. Mirënjohje ju studentëve të Universitetit të Korçës, mirënjohje edhe pedagogëve që na janë bashkëngjitur.
Quhem Esmeralda Serdolli. Jam studente e Universitetit “Fan Noli”, kryetare e Këshillit Studentor. Sapo mora vesh që këtu do të organizohej një takim me të rinjtë, nuk mund të rrija indiferente duhet të isha patjetër për të shprehur kërkesat, problematikat, shqetësimet e studentëve. Nuk do ta lidhja me problematikat që kanë studentët vetëm me arsimin dhe sistemin arsimor. Jam ne kontakt me studentët dhe një pjesë të madhe e njoh shumë mirë dhe nuk kam dëgjuar asnjë student që të thotë; Unë dua të qëndroj në këtë vend. Është shumë e vështirë ta dëgjosh këtë, por në anën tjetër është pjesë e realitetit. Të rinjtë me mundësinë e parë duan të ikin jashtë vendit. Na jepni një arsye përse ne si të rinj duhet të qëndrojmë në Shqipëri?

Hansi Zeneli, student: Mendoj se problemi është mungesa e votës së lirë. Gjithkush mund të ketë probleme, probleme ekonomike, sociale, por kush është gjeneza e këtyre problemeve? Përse nuk funksionon demokracia jonë? Nuk funksionon sepse vota këtu është e pavlefshme. Demokracia është problem parësor dhe nuk mund ta trajtojmë si problem dytësor.
Basha: Do të bëj dy ndërhyrje të shkurtra mqse tre herë folësit, edhe Esmeralda, edhe Hansi, edhe Geraldo m’u drejtuan me pyetje; e para, ne kemi një plan për Arsimin e Lartë. Nqse flet vetëm dhe thjesht për çështjen e Universitetit që unë e di se nuk ishte arsyeja e vetme e protestës, ne e kemi planin për Universitetin dhe e kemi shpalosur këtë, madje e kërkuam edhe në një nga seancat e fundit në Parlament, përpara se t’i jepnim fund pranisë sonë në atë Parlament, që mendoj se ishte vendim i duhur dhe dua t’ju pyes edhe ju se çfarë mendoni për atë vendim.
Sepse ai vetëm Parlament nuk mund të jetë.
Të jap një arsye më shumë se përse nuk është ai Parlament, por është një bandë që merr vendime kundër shqiptarëve, në këtë rast kundër studentëve.

Morëm buxhetin e vitit 2019 dhe u thamë: Ja ku keni paratë që jo vetëm të plotësoni, por të tejkaloni kërkesat e studentëve dhe të bëni një plan afatgjatë për t’iu ardhur në ndihmë universiteteve dhe po ta bëni ne do e votojmë, ne opozita që nuk duam t’ju shohim me sy për të gjitha të zezat që i keni bërë këtij vendi, dhe përsëri keni sjellë kriminelë në Parlament, por për studentët ne këtë plan do ta votojmë.
Dhe u thamë 21 milionë euro koncesion në shëndetësi. Check up i famshëm që i nxjerr burrat me barrë dhe gratë me prostatë, hiqe.
Inceneratorët e Arben Ahmetaj që helmojnë fëmijët nga Fieri në Elbasan e në Tiranë, hiqe.Para që i paguajnë shqiptarët për të ndërtuar inceneratorë korruptivë. 30% të kapacitetit punon ai i Elbasanit. Fieri ka marrë miliona euro pa vënë akoma një tullë.
I kishte rritur 18 milionë euro shpenzimet “operative” për qeverinë, gjoja, goma, karburant, bileta avioni, hotele luksoze. Charterat i ka qejf ai. Ju nuk paguani dot biletën e autobusit, ai ka qejf charterin. Hotelin e do me 5 yje plus mundesisht. Këtej Shqipëria ai hap ekspozitë pikture, skultpure. Hiqi edhe këto.
Hiq paratë që ke ndarë për koncesione dhe PPP. Ku i mblodhëm ishin 105 milionë euro.

Me këto para mund të zeronte tarifën për master dhe bachelor për të gjithë studentët që vijnë nga familje me të ardhura më pak se 640 mijë lek të vjetra në muaj, mund të përgjysmosh tarifën për të gjithë studentët që vijnë nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lek të vjetra në muaj dhe prapë të mbeten 32 milionë euro për t’i shpenzuar për konvikte, për biblioteka, për auditorë, teknologjinë e informacionit, për të investuar në rritjen e cilësisë së mësimdhënies, madje të marrësh edhe pedagogë të huaj. Janë mjaftueshëm para për të gjithë universitetet publike.
Kalojmë tek thelbi i vendimmarrjes politike. Çfarë është thelbi i vendimmarrjes politike. Mund të zgjidhej ky skenar i cili do të çonte që 90% e studentëve vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lek të vjetra në muaj, edhe këtu po të bëjmë një sondazh të vogël, shumica e familjeve tuaja nuk kanë më shumë se 640 mijë lek të vjetra në muaj. 90% e studentëve do të përfitonte dhe do të zerohej tarifa.
Ndërsa pjesa tjetër që janë 10% e studentëve do t’u përgjysmohej tarifa. Do të kishte mjaftueshëm para për të filluar investime në konvikte që Hansi tha, i kërkova edhe në 2015-ën, dhe asgjë s’ka ndodhur, po kështu në infrastrukturën universitare do të kishte mjaftueshëm para për të ndihmuar afro 5 mijë studentë sepse atyre nuk u mjafton reduktimi i tarifës pasi ata përsëri mbeten pa para për byrekun, të mos themi për drekën apo darkën se unë e di se çfarë është dieta e studentit, për byrekun apo shishen e dhallës, apo jo… për librat, për një palë këpucë, një palë në verë e një palë në dimër dhe një palë xhinse, janë 5 mijë të tillë të cilët do të mbështeteshin me bursë nga shteti, me bursë nga shteti prej 2 milionë e 200 mijë lek në vit, jo ndonjë lluks.
U thamë, hiqua këtyre horrave dhe të babëziturve dhe jepua studentëve.
Janë paratë e taksave të shqiptarëve dhe jo Edi Ramës.
Ky këto para i merr dhe ia çon 5 oligarkëve, hajdutëve me çizme, në vend që t’i sjellë tek ju.

Unë citoj atë që keni thënë ju: Shqipëria nuk është e varfër, është e vjedhur”. Studentët nuk janë të varfër, janë të vjedhur. Prindërit tuaj nuk janë të varfër, janë të vjedhur. Ekonomia jonë i ka të gjitha mundësitë të mbështesë një hap cilësor për arsimin e lartë.
Kjo ndodh sepse kjo qeveri nuk e ka lidhur fatin me votuesin shqiptar.
Këta nuk kanë ardhur në pushtet me votë.
Herën e dytë nuk bëri premtime fare, herën e parë i mbani mend premtimet. 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, 97.5% e shqiptarëve do të paguanin taksa më të ulëta, legalizime falas etj, u hap thesi dhe i mori me mashtrim.
Herën e dytë doli përpara shqiptarëve dhe nuk kishte mbatur asnjë premtim.
Jo vetëm 300 mijë vende pune që nuk hapi, por mbylli me qindra mijëra vende pune dhe çoi 500 mijë shqiptarë në azil, në kurbet.
Jo shëndetësi falas, por shëndetësia është në ditën e saj më të zezë.
Jo ulje e çdo takse për 97.5% të shqiptarëve, por u rrit fatura e energjisë, u rrit fatura e naftës dhe ka njerëz që i kanë hequr nga ndihma ekonomike por fatura e energjisë u shkon dyfish më e lartë se para 5 vitesh.
Si i mori votat pa mbajtur premtimet?
Si ka mundësi që një qeveri që nuk mban premtimet merr më shumë vota herën e dytë se sa herën e parë?
Këtë ne e kemi thënë prej ditës së parë.
Tani nuk është më çështje fjalësh, por është çështje dosjesh.
E ka “Dosja 339” se si i mori votat. E ke Vangjush Dakon në telefon me Avdylajt, i ke drejtues të lartë socialistë në telefon me bandat kudo. Me këta i morën, me kriminelët. Me banda morën votat. Mbushën kutitë e votimit, ato dosje kanë mbushur kutitë e votimit, jo thjesht kanë blerë vota.

Një anëtar i bandave të Shijakut u arrestua me kërkesë të gjermanëve dhe i tha Vangjush Dakos më nxirr brenda 24 orëve. Vangjushi nuk i shkoi dhe çfarë bëri? I çoi një video i tha Edi Ramës. Ja ku e ke videon ku unë jam duke mbushur nr 2 për ty.
Qindra fletë votimi. O më nxirr nga burgu ose përndryshe këtë video ta botova. Çfarë bëri Edi Rama? E nxori nga burgu.
Ky është realiteti.
Kjo qeveri ka ardhur në pushtet me krimin e organizuar, këtë e di e gjith bota, sepse minuta të kësaj dosje reguan se si i ka marrë votat në Tiranë, në Shkodër, në Lezhë, në Dibër, në Durrës.
Përse është problem ky, sepse demokracia ka kuptim kur pushtetari e ka të lidhur fatin me qytetarin. Prandaj qyhet demokraci. Dmth unë të kërkoj votën, të bëj një premtim apo kam një plan për ty, të kërkoj votën, ti më jep votën më pas ti do më kërkosh llogari mua. Do të vijë përsëri dita e votimit. Do të përballemi përsëri bashkë. Kur e pret këtë lidhje midis nesh, atëherë nuk ka më demokraci. Ky kryeministër, ky kryebandit, e ka lidhur fatin me banditin, e ka lidhur fatin me kriminelët, oligarkët, jo me qytetarët.
Drejtues normalë, udhëheqës normalë, që vijnë në pushtet normalisht, qeverisin normalisht dhe largohen normalisht si kudo në Europë. Pushtete të ndara që kontrollojnë njëra-tjetrën.
Çfarë është parlamenti sot? Paradhomë e kryeministrit. Mos të përdor ndonjë shprehje tjetër, se mund të them që në këto momente; ËC e kryeministrit.
Çfarë është drejtësia sot? Drejtësia sot është një grup kriminal që mbyllë dosjet me një fishkëllimë të Edi Ramës dhe të sejmenëve të tij.
Fishkëllen Edi Rama, mbyllet dosja e Vangjush Dakos.
Heq edhe Fatmir Xhafën me këtë rast.
Fishkëllen Edi Rama, mbyllet dosja e Fatmir Xhafës dhe Geron Xhafës. Fishkëllen Edi Rama dhe thonë: ky që e denoncoi, Ervin Salianji do merret i pandehur, jo Geroni që ka bërë drogë, por ky që tha se ka bërë drogë dhe është kapur me drogë, ky do të shkojë përpara drejtësisë. E kuptoni se çfarë perversioni, çfarë perversiteti?
Pushtetet në Europë janë të ndara dhe kontrollojnë njëra-tjetrën.Parlamenti nuk është noter i Kryeministrit, por është kontrollor i deputetit.

Prandaj na duhen deputetë me dinjitet që e lidhin fatin me ju në rradhë të parë, jo thjesht me kryetarin e Partisë.Unë kam vendosur të sjell modelin perëndimor të demokracisë në PD, dhe për këtë kam mbështejen e gjithë botës demokratike. Kam mbështetjen e amerikanëve, britanikëve dhe të gjermanëve. Një model që dua të sjellë është që kandidatët tanë për deputetë të jenë produkt i një konsulte dhe e një vote të të gjithë anëtarësisë.
Kjo nuk mbajton, duhet partia të hapet dhe ju ftoj të bëheni pjesë e kësaj hapje. Kjo sdo të thotë të vini të gjithë e të bëheni anëtarë të Partisë Demokratike, por të jemi bashkë në një dialog kombëtar, në një konsultë kombëtare për këtë pakt të ri kombëtar, për këtë ndryshim, jo thjeshtë largim të Ramës, por një ndryshim kokë e këmbë të mënyrës se si funksionon qeveria. Një ndryshim të raportit të qeverisë me qytetarin.
Dhe kjo është në dorën tuaj. Unë kam në dorë propozimin, ju keni në dorë bashkë me qytetarët e tjerë ta bëni realitet. Por ta dini, tek unë dhe Partia Demokratike, keni garancinë për këtë që ju thashë.
Misioni ynë tani është: të përgatitim rrugën që Shqipërinë europiane ta merrni ju, ta marrë në dorë brezi i ri.
Mjafton kjo si arsye që të mos largohemi, se po u larguat kush do ta marri në dorë?
Çfarë do të thotë në kuptimin praktik kjo? Në kuptimin praktik do të thotë që menjëherë tek masat e menjëhershme, të kemi atë planin për arsimin që këta nuk e votojnë, se i çojnë lekët atje. Me këtë plan për arsimin, t’ju japim mundësi ju të përfundoni me dinjitet studimet, të rritet cilësia e mësimdhënies. Të demokratizohet dhe të modernizohet mënyra e organizimit të universiteteve dhe të krijohet mundësia për një treg pune dinamik. Se mirë mbaruat studimet, po ku do të shkoni?! Në një ekonomi që asgjëson, që han 50 biznese në ditë dhe që të krjojë vende pune?! Kjo është plotësisht e mundur. Ne e dimë se çfarë duhet, duhet kapital, duhen investime të huaja, kemi një plan special për investimet e huaja.
Nuk ka pasur asnjë investim të huaj në 6 vite. Pyeteni Edi Ramën: Çfarë investimi të huaj ke sjellë zotrote për 6 vite? Anjë! Asgjë! Investimet e fundit të huaja janë ato që u kontraktuan para 6 vitesh. E dini ju, gazjellësi TAP dhe HEC-et e Devollit. Asgjë nuk ka sjellë përveç investimeve per pastrimin e parave të drogës. Po kështu nuk ecet përpara.

Ne kemi një plan që investimet e huaja të vijnë në Shqipëri, të krijojnë vende pune dhe në ndihmë të kësaj, prapë do të destinojmë para të buxhetit për stazhe për studentët. Sistemi gjerman, që përveç trajnimit në auditor të kemi dhe stazhin e punës. Është sistemi gjerman dhe ne këtë do të bëjmë, kemi ndihmë europiane që këtë ta vëmë në jetë një orë e më parë dhe 10 mijë studentë të universiteteve publike që mbarojnë çdo vit, më të mirët do të përfitojnë stazh me pagesë 300 mijë lek të vjetra në muaj për një vit që të ambientohen me tregun e punës dhe të futen në tregun e punës.
Hansi tha që ne nuk u ngritëm thjeshtë për tarifat univeristare, e tha edhe Esmeralda, u ngritën për shumë më shumë se kaq. U ngritën për një Shqipëri, jo të padrejtësisë por të drejtësisë, për një Shqipëri të barazisë para ligjit dhe mbi të gjitha, për themelin e bashkëjetesës që është: vota e lirë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Pa siguruar zgjedhje të lira e të ndershme, asgjë nuk do të ecë përpara. Prandaj është e domosdoshme, që të bashkoheni edhe ju në këtë betejë.
Unë nuk besoj se ju e humbët betejën. U tha dështoi, jo nuk dështoi. Atë që i bëtë ju Edi Ramës, ju i shkatërruat propagandën. E zhveshët, e nxorët lakuriq para shqiptarëve. Ju i shkatërruat propagandën, ne i shkatërruam fasadën, se e donte atë kartolinën ai. Këtej horra, kriminelë, oligarkë, edhe deputetë gojëmbyllur. Një në tre deputetë ose është produkt i krimit ose përfaqësues i krimit. Këtej opozita që rrinte aty dhe nganjëherë si jepej as e drejta e fjalës, e drejta për të ndryshuar ligje jo e jo dhe tregonte kartolinën ky dhe thoshte: ja parlamenti. Tani nuk e ka më atë kartolinë, tani ka vetëm atë krahun andej, dhe atë nuk do ta ketë shumë shpejt.
Por, të gjitha këto mbeten parashtrime në qofte se kjo betejë nuk shkon deri në fund. Dhe që beteja të shkojë deri në fund, bashkimi i qytetarëve që nisi me 16 shkurt duhet të vazhdojë. Protesta është vendimmarrja dhe unë ju ftoj të bëheni pjesë e kësaj vendimmarrje, duke nisur nga e shtuna e ardhshme me datë 16 mars. Dua ta shoh këtë rini universitare të Korçës masivisht në sheshin e protestës.

Protesta është shprehje e lirisë, është betejë për liri, është betejë për të nesërmen. Gjithçka tjetër mbetet vetëm parashtrim, mbetën ide, mbeten platforma.
Ne kemi nevojë për ju, unë kam nevojë për ju, kam nevojë për ndihmën tuaj, Shqipëria ka nevojë për ndihmën tuaj që gjitha këto të mos mbeten mendime, por ti kthejmë në realitet. Dhe ju ftoj të bëheni edhe bashkë investitorë në këtë, që kur të vini atje në shesh të protestës të jeni ju të parët që kërkoni llogari; kur do ti kryeni premtimet që na dhatë, zoti kryetar? Si do ti kryeni? E kështu me rradhë, do të jemi bashkë në betejë e do të jemi bashkë edhe në ndryshimin e madh që Shqipëria mezi po pret dhe të cilës do ti prini ju, si të rinjtë e këtij vendi.
Egzon Lame: Unë vij nga fshati dhe nga kjo qeveri paguaj një haraç më shumë, sepse ne përveç diskriminim ekonomik na ndodh edhe një diskriminim i madh që na quan shpellarë. Ai na quan shpellarë. Dhe gjithë kjo energji pozotive është shumë e madhe dhe ai nuk do ta përballojë dot. Këtë energji do ta finalizojmë më datën 16 mars në orën 11.00 atje pas jush. Nuk do të ketë të ri që i beson PD tek partia që u kthen vlerat shqiptarëve, dhe mandatin e deputetin ua ktheu shqiptarëve sepse atë mandat ia kanë dhënë shqiptarët. Ne jemi me kauzën tuaj të drejtë. Unë vij nga fshati me kallo në duar për shkak të punës. Nuk më diskriminon dot Edi Rama. Ne jemi të rinjtë ev lerave dhe ndryshimit. I bëj thirrje shpurës së tij që nuk na mposht dot më. Sot jam maturant, në vit të fundit. Kam marrë bjë listë shumë të madhe që po planifikoj për shpenzimet në universitet. Ëndrra ime është historia. Nga shumë prindër e studentë më thonë që nuk ke të ardhme në Shqipëri me këtë degë. Unë kam ëndrrën time dhe nuk dua që për shkak të aferave që Edi Rama bën me bandat e tij, të më pritet ëndrra. Ai nuk ka të drejtë që jo vetëm mua, po asnjë të riu dhe asnjë të reje t’i presë ëndrrën.

Basha: Egzon ti the se do të studiosh histori dhe thonë që nuk ka prespektivë, por ti ke folur si një deputet dinjitoz i Kuvendit. Je vetëm maturant, Flor Mima është prekur por nuk është i vetmi që është prekur. Ja pra, ky është misioni jonë që Egzoni dhe gjithë këta të rinjtë të mrekullueshëm, keni një potencial të jashtëzakonshëm për ta drejtuar vendin dhe detyra ime, detyra e PD-së, është të shtrojmë rrugën që një orë e më parë fatet e këtij vendi të jenë në dorën tuaj, të jenë në dorën e këtij brezi të mrekullueshëm të rinisë shqiptare i cili nuk ka asnjë inferioritet në vlera dhe në aftësi me brezin e ri të europianëve. Ka vetëm inferioritet me atë që u ofron e ashtuquajtura qeveri, sepse ndryshe nga çdo vend tjetër europian, qeverinë nuk e keni në krah por e keni kundër. Ju jap fjalën që qeverinë e ardhëshme do ta keni në krah. Do ta keni në krah për të ju dhënë atë që meritoni, të drejtën tuaj që të ndjeheni ju zotër të së ardhmes tuaj, zotër të fatit tuaj.
Sot, në fakt ka ca kohë që jo më, por akoma bën të duket sikur është ai, Rama, zot i fatit të shqiptarëve. Jo. Ju jeni zotër të fatit tuaj. Prindërit tuaj janë zotër në shtëpinë e tyre, ju jeni zotër të fatit tuaj.
Ndaj ka ardhur koha që ju të vendosni, ju duhet të vendosni dhe unë e di që ju do të vendosni. I keni prirë këtij ndryshimi me protestën tuaj, kurrë mos u bëni pishman, nuk ka qenë një dështim, ka qenë një fitore e jashtëzakonshme, por puna duhet çuar deri në fund. Dhe ajo për të cilën ju ftoj të jemi bashkë me 16 mars, do vini apo jo?
Studentët: Poooo
Nuk është një betejë për pushtet, por është një betejë për ndryshim. Nuk bëhet për pushtetin e asnjë njeriu dhe për pushtetin e asnjë partie. Bëhet për ndryshim. Ndryshimi do të vijë. Ndryshimi është i pashmangshëm. Takimi me datë 16 është takimi me historinë. Shqipëria si gjithë Europa na thërret dhe të parët ju thërret jeni ju, rininë europiane të këtij vendi.
Ju falënderoj edhe njëherë nga zemra, për emocionet jashtëzakonisht pozitive që na falët, mua dhe të gjithë të ftuarve të tjerë në këtë takim.
Mirupafshim të shtunën me 16 mars në orën 11.00 në Tiranë!

Artikulli paraprakPolicia përgjon kreun e opozitës Lulzim Basha, publikohet video e superskandalit
Artikulli tjetërFaqja e pare