Turtulli i Oborrit të Berishës!

Sidi Hasanaj

Më erdhi një mesazh sot në mesditë nga një i njohur, ishte një shkrim në portalin e Oborrit të familjes Berisha.
Një shkrim i denjë për atë Oborr, padinjitet.
Autori i tij edhe pse me një vulgaritet dhe mediokritet tepër të neveritshëm të formulimit të fjalive, kishte injektuar në çdo gërmë ligësinë, mosmirënjohjen, blasfeminë, akuzat shpifëse… urrejtjen që vetëm njerëzit e vegjël dinë ta shprehin aq brutalisht!

Në atë shkrim akuzonte kryetarin e PD, L.Bashën, se kishte pajtuar me pagesë dhe poste në parti diku te 7-8 mercenarë të cilët vetëm “talleshin dhe ofendonin” Berishën në këmbim .
I vetmi kontribut i këtyre mercenravë në PD, sipas autorit ishte pikërisht “tallja” ndaj Berishës.

Në fakt ata 7-8 të ashtëquajtur “mercenarë”, ku fus dhe veten time, Turtulli i Oborrit të Berishës, duhet të kuptojë që kurajoja e guximi për tu artikuluar publikisht kundër Berishës i vjen egzakzz nga e kundërta e helmit që ai nxjerr:

Kurajoja ju buron nga liria e tyre, që KURRË nuk kanë përftuar një qindarkë nga L.Basha dhe askush tjetër… kurrë!
Qëndresa e tyre dy vjeçare ndaj Berishizmit, qëndron te pasioni, dashuria dhe idealizmi i tyre për Doktrinën e Djathtë, për partinë Demokratike larg primitivzmit të dikurshëm kur vidhej e zhvatej çdo pëllëmb toke për të bërë “plaçk” e më pas plaçka gjeneronte pushtet… pushtet të krimbur në imoralitet!

Autori duhet të bindet për këtë, edhe pse e kuptojë që nëse Turtujt bilbilosin si instikt i tyre natyror, Turtulli në fjalë birbilos vetëm pasi paguhet… dhe thojnë se paguhet jo pak, ahh po se harrova:
bashkë me ndonjë zarf, bursë shkolle për… te universitet private të Tiranës, kërkon patjetër dhe një gotë rakie… të trimërohet mesa duket!

Turtulli atë koncept ka për jetën, ose paguhesh ose do paguhesh nesër në pushtet… ndryshe mos bë betejë se “idealet dhe liria nuk të mbushin barkun”.
Ky është dimensioni i mjerë dhe i vogël i Turtullit, me këtë metër ai mat gjithkënd dhe gjithçka.

Së dyti, kut flet për “kontribute në PD” Turtulli ka te drejtë. Ne 7-8… por mos të habitet se mund të jemi edhe 70-80, nuk kemi kontribuar kurrë në “mbledhjet e partisë”, në intrigat e partisë, në bilbilosje në vesh të ktyetarit… që mesa thonë Turtulli e ka pasur ves të vjetër, ves që dikur para 1990 quhej spiunllëk dhe vesi del me shpirtin.

Por kontributi i tyre/i joni ka qenë me votë ndaj Partisë Demokratike në ditët e saj më të vështira… nga 1991, 1997,98 deri më sot.
Por ama kurrë nuk jemi dukur te oborri i PD-së, të kërkonim plaçkë ose poste për të vjedhur… kurrë!
Dhe turtulli që bilbilos vetëm në oborrin e Partisë mendon se ne nuk kemi pasur komtribut në PD… se nuk kemi spiunuar apo s’kemi bërë militantin primitiv të partisë.

Çështje konceptesh edhe kjo, varet kë quan kontribut.

E kuptoj që varfëria është e poshtër, shumë i detyron të shesin dinjitetin për 55lekë… por disa janë të arirrë në jetë vetë pa asnjë qindarkë nga politika, shumë janë të varfër por janë shumë dinjitoz… janë heronjt e këtij vendi sepse puna ju hiqet nga politika, ama dinjitetin nuk e shesin. Por ka dhe disa që puna ju buzëqesh siç përmend Turtulli se ju ofrua dikur nga L.Basha në Bashki… por punë ata dinë vetëm “bilbilosjen”, llafazanërinë dhe spiunimin… gjithnjë pas një gote rakie.

Turtulli dhe turtujt e tjerë të Oborrit Berisha, dijnë vetëm shitje-blerjen e gjësë së gjallë dhe nuk do e kuptojnë mesazhin e shkrimit tim, ama padronët e tyre jam i sigurtë që ky shkrim do i therrë në shpirt… ata tremben si djalli nga temjani kur shikojnë njerëz që nuk blihen dot, por udhëhiqen nga idealizmi!

Artikulli paraprakLufta në Ukrainë/ Komandanti i forcave të përbashkëta: Mbrojtja ajrore mund t’i përballojë edhe “disa sulme të tjera”
Artikulli tjetërCOVID19, spitalet e Nju Jorkut detyrohen të vendosin maskat