“Turp të kesh…” Rama ikën nga studio kur gazetari e pyet nëse do largohet nga PS nëse humbet zgjedhjet

Kryeministri, Edi Rama ka vendosur të braktisë studipn ku po intervistohej nga gazetari Ilir Babaramo në Report TV.

Rama nuk është përgjigjur në shumë prej pyetjeve ndërsa herë pas herë i drejtohej gazetarit Babaramo me togfjalëshin “turp të kesh”.

Ajo që e irritoi së tepërmi Ramën ishte pyetja për ndërrimin e logos së Teatrit të Operas dhe Baletit, ku iu kujtua se logoja e re kishte kushtuar së paku 20 mijë euro. Rama i kërkoi ndjesë qytetarëve që ishte ftuar të fliste si piktor dhe jo si kryeministër.

E ndërsa Babaramo tentoi që ta pyeste nëse do të dorëhiqej nga detyra e kryetarit të partisë nëse humbet zgjedhjet e 25 prillit, Rama vendos të heq mikrofonin dhe të largohet. m.k

Dialogu:
Babaramo:Për hashash?
Turp të kesh.
Babaramo:Jo, turp të kenë ata që e bëjnë dhe ata që i mbrojnë ata që e bëjnë.
Turp të kesh.
Babaramo: Turp të ketë Departamenti i Shtetit që thotë në raportin e tij që Shqipëria është eksportuesi më i madh i hashashit në Evropë.
Më dëgjo mua.
Babaramo: Turp të kenë ata që e bëjnë dhe turp të ketë ai që i mbron.
Tani më dëgjo mua këtu, të të them se për çfarë ti duhet të dish dhe të jesh edhe krenar, madje. E di ti që Shqipëria është eksportuesja më e madhe e një sërë produktesh bujqësore në rajon, përfshirë edhe Serbinë, përfshirë edhe Kroacinë? E di ti që Shqipëria eksporton sasinë më të madhe të domateve në rajon? E di ti që Shqipëria eksporton sasinë më të madhe të shalqirit në rajon? E di ti që Shqipëria eksporton sasinë më të madhe të perimeve në rajon? E di ti këtë? E di ti që për sasinë e eksportit të frutave Shqipëria renditet e dyta, vetëm pas Serbisë?

Babaramo: Sepse këto shifrat e propagandës, kam dëgjuar edhe një shifër unë, mblodhe edhe ambasadorë aty te Pallati i Kongreseve dhe doli d.m.th., me ato shifrat 99,8, si të shokut Enver, d.m.th. që është korrur, është shkatërruar kanabisi, 99,8 e kanabisit në Shqipëri. Por vetëm në oborrin e Kryeministrisë, aty te kërpudha nuk qe mbjellë. U rrëzua edhe avioni. U rrëzuan dy avionë.
Turp të kesh.
Babaramo: Të kem unë turp?
Po.

Artikulli paraprakPër të parën herë në 20 vite pensionet ulen me 4.8%
Artikulli tjetërGazetari publikon audiopërgjimin e Lames: Porosia e Ramës të mashtrojmë për legalizimet