Trump: Vaksina i jep fund murtajës kineze, kujtojuni historianëve se këto ndodhën në kohën time

Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur optimist pasi kompania Moderna doli me një vaksinë efektive për COVID-19 në masën mbrojtëse 95%.

Kjo është vaksina e dytë efektive deri më sot për COVID-19, teksa Trump thotë se pikërisht këto zbulime do i japin fund Murtajës së Kinës.

Po ashtu Trump kërkon që t’i kujtohet ‘historianëve’ që të gjithë këto zbulime ndodhën në kohën e tyre.

”Një tjetër vaksinë sapo u njoftua. Këtë herë nga Moderna, 95% efektive. Për ata “historianë” të mëdhenj, ju lutem mos harroni se këto zbulime të mëdha, të cilat do t’i japin fund Murtajës së Kinës, të gjitha ndodhën në orën time!”- tha Trump.

Artikulli paraprakBasha: PD ka gati planin për biznesin, çmimi i naftës, çmimi i energjisë dhe niveli i taksave do të jetë konkurrues me vendet e rajonit  
Artikulli tjetërHumb jetën nga Covid-19 shoferi i Urgjencës