Trump: Socializmi, një ideologji shkatërruese që ka sjellë vetëm vuajtje e dështim

Presidenti Donald Trump paralajmëroi Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për rrezikun nga kombet e papërgjegjshme, duke veçuar Korenë e Veriut dhe Iranin. Në fjalimin e tij debutues në OKB, ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do ta shkatërrojnë Korenë e Veriut, nëse do të detyrohet të mbrojë veten apo aleatët e saj.

Megjithëse lexoi me përpikmëri fjalimin e përgatitur, Trump nuk kishte harruar të përfshinte aty edhe një tallje për udhëheqësin koreano-verior, Kim Jong-un, të cilin e quajti “njeriu i raketës” që ka nisur një mision vetëvrasës.

“Terroristët dhe ekstremistët janë përfocuar dhe janë përhapur kudo në planet. Regjimet e papërgjegjshme, që përfaqësohen në këtë organizëm, jo vetëm mbështesin terroristët, por kërcënojnë popujt e tyre dhe kombet e tjera, me armët më shkatërrimtare që njeh njerëzimi”, tha Donald Trump, president i SHBA-ve.

Përsa i takon Iranit, Trump i bëri thirrje qëverisë në Teheran që të mos mbështesë më terrorizmin, ndërsa sërish kritikoi marrëveshjen bërthamore të administratës “Obama”, të cilën e cilësoi një turp.

Trump foli edhe për krizën e papranueshme në Venezuelë dhe tha se Amerika s’mund të qëndrojë spektatore, ndërsa nuk harroi të denoncojë socializmin si ideologji, duke thënë se kishte sjellë vetëm vuajtje, shkatërrim dhe dështim.

Artikulli paraprak30 shkencëtarë europianë protestë në mbrojtje të Vjosës
Artikulli tjetërEurodeputeti: Droga ka qenë kusht i BE, nuk është shtuar