Trump nga Shtëpia e Bardhë: Po përgatitemi për një fitore të madhe

Presidenti amerikan Trump është ngjitur në podium në Sallën Lindore të Shtëpisë së Bardhë dhe e filloi fjalën e tij duke falënderuar familjen e tij dhe miliona mbështetës që dolën për të sonte në votim, njofton BBC.

“Po bëheshim gati për një festë të madhe,” thotë ai. “Ne po fitonim gjithçka.” Duke marrë një ton triumfues, Trump shpalli fitoren e tij të madhe të natës në Florida.

“Ne jo vetëm e fituam atë, por e fituam atë me shumicë,” tha ai

Ai gjithashtu foli për epërsi në Pensilvani – ashtu si bëri rivali Joe Biden më herët natën e zgjedhjeve. Megjithatë, është ende shumë herët për të përcaktuar një fitues në shtet.

Artikulli paraprakMjeku denoncon skandalin: Po shiten 100 euro teste që kushtojnë 6 euro
Artikulli tjetërPërse dështuan sërish sondazhet në SHBA?