Trump i kërkon Vuçiç të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga Serbia normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Kjo i është kërkuar personalisht nga presidenti i SHBA, Donald Trump homologut Aleksandër Vuçiç në urimin që i ka dërguar për festën e pavarësisë.

Urimin e personalizuar, Trump ia ka dërguar Vuçiç nëpërmjet ambasadorit amerikan në Serbi, Anthony Godfrey.

“Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën duhet të jetë prioritet në rrugën e integrimit evropian të Serbisë. Në të ardhmen, mund të mbështeteni tek përkrahja e SHBA-së në rrugën tuaj për arritjen e synimit, anëtarësimin në BE si dhe përpjekjeve për fuqizimin e reformave që janë të nevojshme për të arritur deri tek caku i dëshiruar”, i shkruan Trump.

Serbia feston Ditën Kombëtare në 15 shkurt.

Artikulli paraprakProjekti 5 milionë euro tek Trauma, KLSH gjen shkelje nga ndryshimi i marrëveshjes tek zbatimi
Artikulli tjetërDjali i shoferit të Xhafajt caktohet të drejtojë BKH-në!