Trump: Hetimet nga lajmet Fake News

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se hetimet kundër tij për pengim të mundshëm të drejtësisë rrjedhin nga “lajmet e rreme” për bashkëpunimin e mundshëm midis fushatës së tij dhe Rusisë.
Trump reagoi në Twitter, një ditë pasi gazeta “Washington Post” tha se këshilltari i posaçëm, Robert Mueller, është duke hetuar nëse Trump ka bërë përpjekje të pengojë drejtësinë.
Mueller është duke hetuar ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe bashkëpunimin e dyshuar midis bashkëpunëtorëve të Trumpit dhe zyrtarëve rusë.
“Kanë krijuar bashkëpunim të rremë me tregimin rus, kanë gjetur zero prova; tani flasin për pengim të drejtësisë në lajme të rreme. Bukur”, tha Trump në Twitter.
Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, i cili është shkarkuar nga Trump në muajin maj, ka thënë në Senat, javën e kaluar, se ai beson se është shkarkuar për shkak të hetimit të Rusisë.
Comey po ashtu ka thënë se Trump i ka kërkuar të ndalojë hetimet e ish-këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, Michael Flynn. Ky i fundit ka dhënë dorëheqjen për shkak të kontakteve me zyrtarët rusë.
Trump ka mohuar çdo bashkëpunim të tij apo bashkëpunëtorëve të tij me Rusinë.

Artikulli paraprakI gjithë rajoni na e kalon në rritjen e mirëqenies
Artikulli tjetërEuro në pikiatë