Trump: Gënjeshtra, numri i vdekjeve në Kinë është shumë më të lartë se sa raportohet

Donald Trump duket se akoma nuk është bindur në lidhje me numrin e viktimave si pasojë e koronavirusit në Kinë

Në një postim në Twitter ai ka thënë se shifrat e vdekjeve dhe të infektuarve në Kinë janë shumë më të larta se sa raportohen.

Ai shkruan se shifrat e viktimave nga koronavirusi në SHBA, as nuk i afrohen atyre të Kinës. Në total Kina ka 4600 viktima, ndërsa SHBA më shumë se 35.000.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Kinë, janë sa ¼ e atyre në SHBA, shumë më pak se sa pretendon Trump, i cili akuzon Kinën për fshehje të numrit të viktimave, shkruan The Indipendent.

Numri i viktimave nga covid-19 në Wuhan u rrit me 50%, pasi vendi filloi të raportojë shifrat e prapambetura, me justifikimin se spitalet ishin plot, dhe ka pasur pasaktësi në raportim.

Artikulli paraprakSi po e fiton Gjermania luftën me koronavirusin, shihet me zili edhe nga partnerët
Artikulli tjetërMjeku plas skandalin: Testet serologjike që nisin nga e hëna i janë sekuestruar një kompanie shqiptare, jemi i vetmi vend në botë që…