Trump gazetarit të CNN: Ju raportoni lajme të rreme

Donald Trump flaku goditësit e CNN dhe BuzzFeed gjatë një konference shtypi të shumëpritur të mërkurën. Ai iu referua këtyre organeve si “plehra” apo “lajme të rreme” për informacionet që kishin shpërndarë prej një akuze të pakonfirmuar sipas së cilës Rusia kishte kërkuar që të kompromentonte presidentin e zgjedhur.
Ngjarja u bë më interesante kur gazetari i CNN, Jim Acosta refuzoi të qëndronte aty duke mos pranuar që të pranonte goditjet e Trump. “Përleshja” që vijon e vuri karakterin luftarak të miliarderit në veprim të plotë dhe, vetëm gjashtë ditë nga inaugurimi, mbase paralajmëroi një erë të re me konferenca presidenciale për shtyp interesante, duke menduar që Trump t’i mbajë këto periodikish, gjë që nuk është e garantuar në fakt.
Trump u duk veçanërisht i zemëruar, pasi njëri prej avokatëve të tij, Michael Cohen, ishte përmendur në një dokument të  publikuar të martën në mbrëmje nga BuzzFeed, që sipas portalit thuhej se ishte përgatitur nga “një person që mendohej të ishte një ish-agjent i shërbimit sekret britanik”. Ky dokument u analizua edhe nga krerët e shërbimit inteligjent amerikan gjatë një takimi me Trump dhe Presidentin Obama. Në dokument thuhej se, Cohen është takuar me zyrtarë rus në Pragë verën e kaluar.
Cohen nga ana e tij e ka mohuar të ketë udhëtuar ndonjëherë në Pragë. Nga ana e vet CNN që ishte agjencia e parë që raportoi takimin Trump-Obama, dhe që nuk e botoi raportin të plotë, duke e parë si një dokument të pavërtetueshëm, raportoi të mërkurën në mëngjes se takimi në Pragë bënte fjalë për një Michael Cohen tjetër. Gjithashtu, në një deklaratë në “Washington Post”, reporter i CNN, Erik Wemple, kërkoi që të diferencohej raporti i tij nga dokumenti i publikuar në BuzzFeed. Megjithatë Trump fajësoi edhe CNN për përpjekje për të njollosur figurën e Cohen.
Më poshtë po paraqisim se si rrodhën ngjarjet në konferencën e shtypit korrespondenti i CNN, Acosta po përpiqej të bënte një pyetje:

TRUMP: Sa për BuzzFeed, që është veç një grumbull plehërash të humbur, unë mendoj se ata do të vuajnë konseguencat e këtij mashtrimi. Madje ata po e ndjejnë atë që tani. Ndërsa sa për CNN që kërkuan të dalin jashtë rrugës së tyre dhe për hir të së vërtetës kur unë po zbrisja për këtu, mora vesh se ishte rreth një Michael Cohen tjetër që ata flisnin në raportin e tyre. Megjithatë unë mendoj se ata flisnin për të vërtetin Michael Cohen për ta njollosur. Unë i thashë këtij se doja të shihja pashaportën e tij. Ai solli pashaportën e tij në zyrën time. Unë thashë, hej prit një minutë. Ai nuk kishte dalë nga SHBA. Ai nuk kishte lëvizur jashtë kufijve. Ata thanë se Michael Cohen i Organizatës Trump paska qenë në Pragë. Tani na del se paska qenë tjetër Michael Cohen. Është turp ajo që ka ndodhur. Është turp dhe nëse ata dalin për të kërkuar ndjesë duhet ta nisin atë me Michael Cohen.

ACOSTA: Zotëri, përderisa ju po na sulmoni, a mund të bëj një pyetje?

TRUMP: (Duke iu drejtuar një tjetër reporter) Vazhdoni

ACOSTA: Përderisa ju………

TRUMP: Jo.

ACOSTA: Z.President i zgjedh……

TRUMP: Jo. Vazhdoni. Vazhdoni.

ACOSTA: Z.President i zgjedhur, përderisa ju po sulmoni organizatën tonë të lajmeve…….

TRUMP: Jo, jo juve. Jo juve.

ACOSTA: …a mund të na jepni një mundësi?

TRUMP: Organizata juaj është e lemerishme. Organizata juaj është e lemerishme.

ACOSTA: Ju po sulmoni organizatën tonë të lajmeve. A mund të na jepni mundësinë që të bëj një pyetje, zotëri?

TRUMP: (Duke vazhduar t’i drejtohet reporterit tjetër) Vazhdoni.

ACOSTA: Zotëri…

TRUMP: Qetësi.Qetësi.

ACOSTA: Z.President i zgjedhur, a ka mundësi që të thoni në mënyrë kategorike…

TRUMP: Vazhdoni. Ajo po mundohet të bëjë një pyetje. Mos u tregoni i paedukatë.

ACOSTA: Z.President i zgjedhur, a mund të na japësh mundësinë për të bërë një pyetje? Ju po na sulmoni. A mund të bëj një pyetje?

TRUMP: Mos. Mos u bëj paedukatë. Jo, nuk do t’ua jap mundësinë për të bërë pyetje. Ju raportoni lajme të rreme.

Si përfundim Acosta e konsideroi refuzimin e Trump si të papërshtatshëm, ndërkohë që Sekretari i ardhshëm për Shtypin në Shtëpinë e Bardhëm Sean Spiecer, tha se ai (Acosta) ishte i papërshtatshëm.

Artikulli paraprakGeorge Soros humbi 1 miliard dollarë pas fitores së Trump
Artikulli tjetërManjani: Rama gaboi me sulmin ndaj Trump