Trump fiton me votat në Kolegj, Biden votën popullore, çfarë rrezikohet

Trump në përplasjen finale kundër Rendit të Ri Botëror

Buzëqeshja e Amy Coney Barrett shkëlqen në oborrin e Shtëpisë së Bardhë kur Presidenti Trump të shtunën e kaluar e ka emëruar si Gjykatëse të Gjykatës Supreme. Presidenti ka mbajtur një premtim që ia kishte bërë më parë këshilltarëve të tij, të cilëve u kishte rrëfyer se e mbante në xhep emërimin e saj për organin juridik më të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara. Ditët e kaluara, regimi i mediave kryesore dhe i aparatit të Partisë Demokrate përballë mundësisë që Trump do të mund t’i ushtronte prerogativat e tij legjitime presidenciale ka qenë praktikisht histerike dhe e tërbuar. Për demokratët ishte e patolerueshme që Trump ta zëvendësonte gjykatësen Ginsburg, patronen e betejave feministe dhe abortiste, përpara 3 nëntorit kur do të mbahen pikërisht zgjedhjet presidenciale.

Në realitet, Trump nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka ndjekur këshillën e vetë Obamës, që më 2016 tha qartë se nuk kishte asgjë për t’u kundërshtuar në emërimin e një gjykatësi të Gjykatës Supreme, edhe në vitin e zgjedhjeve presidenciale. Në këtë kuptim, shfaqet edhe një herë akoma standardi i dyfishtë i së majtës botëroriste. Ajo që konsiderohet legjitime dhe demokratike nëse zbatohet nga e majta bëhet diktatoriale në rast se zbatohet nga konservatorët. Për të konfirmuar emërimin e Barrett mungon tani vetëm vota e Senatit, por lidhur me këtë nuk parashikohen komplikime të veçanta, nga momenti që lideri i mazhorancës republikane, Mitch McConnell, ka siguruar se dëshiron ta konfirmojë zgjedhjen e Presidentit.

Emërimi i Barrett mund t’i japë fund abortit në Shtetet e Bashkuara
Megjithatë, duket mjaft i qartë një fakt. Emërimi i Amy Coney Barrett e sposton patjetër aksin e Gjykatës Supreme drejt pozicionesh më knservatore, sidomos në lëmin e temave etike. Në rast se Ginsburg mund të konsiderohej si idhtare e të drejtës së abortit, në të kundërt, Barrett mund të konsiderohet idhtare e së drejtës për jetë. Janë të njohura në fakt pozicionet e saj kundër abortit, i quajtur “gjithmonë imoral”. Njëkohësisht, duket gjithnjë e më shumë e mundur se Gjykata Supreme mund të përmbysë një vendim të saj të vitit të largët 1973, çështjen Roe kundër Wade, nëpërmjet së cilës është legalizuar në fakt vetë aborti. Vendimi ëshë mjaft kontradiktor, pasi nuk janë të paktë juristët që ia kanë vënë në diskutim kushtetutshmërinë, nga momenti që aborti nuk parashikohet në kartën e Shteteve të Bashkuara.

Me hyrjen e Barret në Gjykatën Supreme afrohet mundësia që kjo e fundit të prononcohet sërish lidhur me çështjen, sidomos për faktin se gjykatësja, stazhiere e një tjetër gjykatësi të njohur të organit suprem juridiksional amerikan, Antonin Scalia, përqafon të ashtuquajturën qasje origjinaliste që e shikon gjykatësin si ekzekutues të së drejtës dhe jo si krijues të saj. Pra, ky emërim merr një valencë morale shumë të rëndësishme në dritën e betejës kristiane për vlerat dhe për mbrojtjen e jetës qysh nga konceptimi i saj.

Rëndësia politike qëndron në fakt në mundësinë që Gjykata Supreme mund të prononcohet për beteja eventuale ligjore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, pa u ndeshur me një ngërç vendimmarrës hipotetik, nga momenti që nëse Barrett do të konfirmohet nga Senati, gjykatësit supremë do të jenë 9 dhe nuk do të mund të ketë një skenar barazie. Siç është e njohur, këtë vit do të ketë një përdorim më të madh të votimit postar, i quajtur nga Trump si një mashtrim potencial, dhe nuk do të jenë të pakta kontestimet që do të ngrihen në këtë kuptim. Gjithsesi, pavarësisht votimit postar, Trump nuk do të duhet të ketë probleme të veçanta në sigurimin e një mandati të dytë, po të kihet parasysh edhe një model statistikor që rrallë ka dështuar dhe që e nxjerr fitues në masën 91%.

Gjykata Supreme me 6 gjykatës konservatorë dhe 3 progresistë do të shërbejë kështu për të refuzuar kontestime eventuale të demokratëve që ka mundësi do të ndeqin rrugën e rekursit ligjor boll që të mos i njohin fitoren Trump. Është për këtë që hyrja e Barrett në Gjykatën Supreme përfaqëson një goditje shumë të rëndë të Presidentit ndaj establishmentit që tani nuk do të mund t’i besojë më kartës së ngërçit juridik. E përjashtuar kështu mundësia e fitimit të një beteje ligjore, Deep State nuk i mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojë të ushqejë rebelimet dhe revoltat e dhunshme që po destabilizojnë Shtetet e Bashkuara. Bëhet fjalë për një lloj strategjie të tensionit permanent. Në Uashington është vendosur përfundimisht deri më 3 nëntor AdBusters, një grup i financuar nga George Soros, që do të shpërthejë kaosin sidomos në rastin e një humbjeje të Biden.
Në të njëjtën mënyrë Black Lives Matter, edhe kjo e financuar nga Soros dhe grupe të tjera të rëndësishme financiare dhe industriale amerikane, vazhdon me shkatërrimet e saj. I fundit ka parë dëmtimet e në katedraleje në San Diego, e përdhosur me piktura murale me kryqe të përmbysura, svastika dhe shkrime që i thurnin himne Biden. Kryqi i përmbysur në ambientet sataniste është një përdhosje e qartë e kryqit të Krishtit, një rrethanë që kupton të kuptohet më mirë se cila është filozofia që frymëzon lëvizjen e subvencionuar nga Soros. Një prej themeluesve të kësaj lëvizjeje, jo rastësisht, e deklaron veten si të devotshme ndaj okultizmit.

Deep State mendon për grushtin e shtetit ushtarak për ta hequr qafe Trump
Megjithatë, kjo mund të mos jetë e mjaftueshme. Për të përmbysur rezultatin e votimit, botërorizimi kaa nevojë për diçka akoma edhe më drastike dhe kjo gjë mund të jetë një grusht shteti i orkestruar nga aparati ushtarak. Kanë qenë vetë ambientet e establishmentit ato që e kanë konsideruar hapur këtë zgjidhje. Grupi bipartiak Transition Integrity Project (TIP), i formuar nga politikanë dhe gazetarë të Deep State me përkatësi republikane e demokratike, ka paraqitur skenarë të ndryshëm dhe në njërin prej tyre, veç të tjerash, parashikohet një fitore e zgjedhjeve nga na e Trump në Kolegj Elektoral, kurse vota popullore do t’i shkonte në fakt Biden. Do të ishte saktësisht fotokopja e asaj që ka ndodhur në 2016 me Hillary Clinton dhe kjo do të nënkuptonte për Trump fitimin e një mandati të dytë. Në rast se do të ndodhte një gjë e tillë, TIP nuk tërhiqet aspak mbrapsht dhe sugjeron hapur rrëzimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara me nnjë grusht shteti ushtarak.

Për të kuptuar se cilët personazhe i përkasin këtij grupi, mjafton të citohen dy emra të dorës së parë. I pari është John Podesta, ish Drejtor i Fushatës Elektorale të Hillary Clinton më 2016 dhe ish Shef i Stafit të Bill Clinton gjatë viteve të mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë. Emri i Podesta ka mundëësi të jetë i njohur për shumë se ka qenë i ppërfshirë në aferën Wikileaks që ka botuar shumë prej emailave të tij me Hillary Clinton kur kjo ishte Sekretare Shteti nën presidencën Obama. Emri i tij është shoqëruar edhe me një tjetër aferë të turbullt të njohur si “Pizzagate” ku në një piceri të Uashingtonit, të quajtur Comet Ping-Pong, në pronësi të James Elefantis, është akuzuar se është në qendër të një trafiku ndërkombtar pedofilie.

Bashkë me vëllain e tij Toni, një lobist shumë i fuqishëm, John Podesta është shoqëruar edhe me rastin e rrëmbimit të vogëlushes Madeleine McCann të ndodhur në Portugali. Sipas disave, identikitet e njerëzve të parë të largoheshin me vogëlushen të treguara Scotland Yard kishin një ngjashmëri të konsiderueshme ato të John dhe Tony Podesta. Personazhi i dytë me peshë i TIP është Bill Kristol, amerikan me origjinë hebreje, i njohur tashmë pse ka qenë një prej fajkojve më të spikatur të PNAC, Projektit për një Shekull të Ri Amerikan, që parashikonte një afirmim të Shteteve të Bashkuara ndaj fuqive të reja në lindje, Rusisë dhe Kinës, pa përjashtuar një përplasje ushtarake që do të çonte sipas çdo gjase në Luftën e Tretë Botërore.
Në PNAC ndodheshin shumë prej fajkojve neokonë që kanë qenë pjesë e administratës presidenciale të Bushit të ri, të tillë si Wolfowitz, Rumsfeld e Dick Cheney dhe që u kanë dhënë dritën jeshile luftërave në Afganistan dhe në Irak. Kështu, brenda TIP ka eksponentë të dorë së parë të Deep State më të thellë që është i gatshëm për gjithçka, boll që të përmbysë Trump. Lobi ushtarak duket në mënyrë të veçantë se është ai më luftaraku. Faktikisht nuk ka qenë grupi i vetëm në fjalë që propozuar një grusht shteti ushtarak. Më përpara akoma kishin ardhur sinjale shqetësuese në këtë drejtim.

Në korrik John Nagl dhe Paul Yingling, kolonelë në lirim të forcave të armatosura i kishin drejtuar një letër Mark Milley, Shefit të Shefave të Bashkuara të Shtabit, ku praktikisht kërkonin ndërhyrjen e ushtarakëve për ta përzënë Trump nga Shtëpia e Bardhë që, sipas këtyre dyve, “po e minon aktivisht sistemin elektoral” të vendit. Dhe nuk ka qenë dalja e vetme alarmante ku kërkohej largimi i Trump dhe në kontrast të prerë me vendimin e komandantit të përgjithshëm të tij për të tërhequr trupat amerikane nga Siria, ka bërë thirrje për një “aksion kolektiv” kundër Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Më përpara se këto dalje preokupuese të eksonentëve të njohur të forcave të armatosura amerikane, drejtuesit ushtarakë të Uashingtonit dukeshin gjithsesi të përgatitur për të hyrë në veprim në rastin e një situate mosqeverisjeje të përgjithshme.

Në fakt, marsin e kaluar revista “Newsweek” botoi një raport sekret të përgatitur nga Shefat e Bashkuar të Shtabit të forcave të armatosura amerikane, se ku parashikohej pikërisht një ndërhyrje e ushtarakëve për të marrë pushtetin atëhere kur vendi mos gjendej në një gjendje kaosi të përgjithshëm për shkak të krizës së koronavirusit dhe në rasti ku “autorizimi i Presidentit është i pamundur” për t’u marrë. Sipas këtij raporti, nuk kuptohet mirë se cila lloj situate mund të çojë në pengimin e Presidentit që të veprojë sipas prerogativave të akorduara atij nga kushtetuta, por gjithçka të lë të mendosh se disa ambiente ushtarake kanë vendosur tashmë ta kalojnë perimetrin e ligjshmërisë kushtetuese dhe të ndërhyjnë në dritën e një fitoreje të mundshme të Trump. Në këtë rast, në planin e sipërcituar, ajo që do të merrte frenat e pushtetit do të ishte Komanda e Veriut, e drejtuar nga Gjenerali VanHerck, dhe e krijuar nga Presidenti Bush pas 11 shtatorit.

Kështu, armiqtë e Trump midis Deep State janë shumë sidomos në Pentagon. Ka qenë vetë Trump ai që ka shpjeguar sesi politika e tij e çimpenjimit nga Lindja e Mesme po vë në rrezik interesat e korporatave të mëdha që nxjerrin fitime të majme nga luftërat. Njëkohësisht, Presidenti amerikan po vë në diskutim një prej dogmave të rendit botërorist që po vendoset pas Luftës së Dytë Botërore, atë që i beson Shteteve të Bashkuara rolin e gardianit të Rendit të Ri Botëror. Nga viti 1945 deri më sot, fuqia ushtarake e Shteteve të Bashkuara është përdorur si një armë për të disiplinuar vendet dhe liderët politikë që kanë guxuar të rebeloheshin ndaj planeve të elitës botëroriste.

Presidencialet amerikane do të jenë vendimtare dhe vjeshta e 2020 do të ndryshojë historinë e botës
Ja pse këto zgjedhje marrin një rëndësi kapitale, ka mundësi siç nuk e kanë pasur asnjë prej zgjedhjeve të mëparshme. Imzot Viganò, në këtë moment guida shpirtërore kundër kabalës botëroriste, ka theksuar sesi këto zgjedhje në Amerikë janë vendimtare në vendosjen e fateve të njerëzimit. Me fjalë të tjera, do të vendoset nëse bota në vitet në vazhdim destinohet të hyjë në fazën e fundit të Rendit të Ri Botëror, atë që sheh vendosjen e një superqeverie globale në duart e familjeve të mëdha të botërorizmit apo nëse do të ekzistojë ende mundësia për të jetuar në vende të lira nga zgjedha e totalitarizmit më kërcënues e më të rrezikshëm të historisë.

Prandaj zgjedhjet amerikane nuk do të shënojnë vetëm historinë e Amerikës, por atë të gjithë botës. Pa superfuqinë e Uashingtonit, është e pamendueshme të arrihet në formimin e një qeverie të vetme botërore që do të merrte format e një Kulle Babeli moderne. Është për këtë që emërimi i gjykatëses Barrett në Gjykatën Supreme ka bërë praktikisht të sigurtë çdo skenar që mund të çojë në një anullimi juridik të një fitoreje gjithnjë e më të mundshme të Trump. Ja pse elitat kanë nevojë për ushtarakët që të heqin qafe një kërcënim të paprecedent për planet e tyre. Nëse disa nivele drejtuese të Pentagoni do të rreshtoheshin në favor të kësaj tentative grushti shteti, pjesëmarrja e trupave nuk është e aspak e mirëqenë. Vetë Trump ka kujtuar se trupat janë me të dhe, për pasojë, vështirë se do të pranonin ta shkelnin kushtetutën dhe rrëzuar Presidentin e zgjedhur rregullisht. Kështu, sistemi është tërbuar dhe i gatshëm për gjithçka, por shanset e tij për ta rrëzuar Presidentin nuk duken të favorshme siç ka ndodhur ne vitin e largët 1963 me Presidentin Kennedy.

Trump është ndoshta presidenti amerikan që po i afrohet më shumë dhënies së një goditjeje vdekjeprurëse planit të Rendit të Ri Botërore. Imzot Viganò është shprehur i bindur se në fund Hyjnia do të ndërhyjë për t’ia dorëzuar Amerikën Trump. Ndoshta emërimi i gjykatëses Barrett, që dikur i nxiti studentët e saj që ta vinin në shërbim profesionin e tyre për të arritur në mbretërinë e Zotit ka qenë një sinjal vendimtar në këtë kuptim. Cilido që të jetë rezultati i kësaj lufte politike, por sidomos shpirtërore, një fakt duket i qartë. Vjeshta e 2020 është vërtet historike. Ajo do të vendosë fatin e njerëzimit për dekadat e ardhshme.
(nga La Cruna dell Ago)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Artikulli paraprak“Errësira e një dekade”
Artikulli tjetërÇfarë po ndodh në Elbasan? 25 mësues dhe 6 nxënës të prekur nga Covid-19