Tronditet Vlora, shpërthim tritoli në banesën e biznesmenit

Një shpërthim me lëndë eksplozive është regjistruar mbrëmjen e sotme në një banesë në lagjen ‘Çole’ të Vlorës. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në katin e dytë të një apartamenti duke shkaktuar dëme materiale.
Bëhet e ditur se shpërthimi ka ndodhur në banesën e bashkëshortes së Hyqmet Nexhipit, ky i fundit i vrarë në janar të vitit 2016 në lagjien “24 maji” në rrugën Transballkanike. Nexhipi ishte pronar i anijes së pëshkimit “Drita”.
Njoftimi nga policia:
Në lagjen “1 Maji” Vlorë, në sheshpushimin e katit të dytë të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetases T.P, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë evidentuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

policia

Artikulli paraprakBanorët e Unazës së Re i përgjigjen studentëve: Nesër të bashkuar! E duam Shqipërinë pa Edi Ramën
Artikulli tjetërSenati i UPT dhe i Bujqësorit mbështesin protestën e studentëve