TRONDITËSE/Gjenden të pajetë trupat e 4 fëmijëve dhe nënës në banesë në periferi të Parisit

Ngjarje tronditëse në Paris. Pesë trupa të pajetë janë gjetur në një qytet në veri-lindje të Parisit. Sipas mediave lokale, viktimat janë një grua dhe katër fëmijët e saj të vegjël.

Trupat e tyre u gjetën një apartament rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të hënës në qytetin Meaux, i cili është pak më shumë se 41 km nga kryeqyteti francez.

Fëmijët janë përkatësisht të moshave 10 vjeç, 7 vjeç, 4 vjeç dhe 9 muajsh.Trupat e tyre u zbuluan “rreth orës 21:00 pas një alarmi të dhënë nga të afërmit të shqetësuar pasi nuk kishin arritur të kontaktonin me ta”.

Ndërkohë raportohet se policia është në kërkim të babait 33-vjeçar, i cili është i dyshuari kryesor i vrasjeve.

Artikulli paraprakShuhet pas 10 orësh zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë, nis ekspertiza për dëmet e shkaqet, qytetarët që u asfiksuan nga tymi lënë spitalin
Artikulli tjetërAksident tragjik me 4 viktima në Mal të Zi, mes tyre 3 shqiptarë