Tronditëse, burri i infektuar në Fier ishte në të njëjtin avion me 73 vjeçaren nga Durrës që ndërroi jetë

Në Fier janë konfirmuar katër raste brenda 24 orëve. Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al se një nga katër rastet e konfiruara në Fier është një 66 vjeçar nga Patosi, i cili është kthyer nga Italia më datë 3 mars.

Burime bëjnë me dije se 66 vjeçari nga Patosi ka qenë në të njëjtin avion me 73 vjeçaren që ndërroi jetë nga Durrësi. Më pas, 66 vjeçari ka shkuar me një furgon pasagjerësh nga Tirana për në Fier dhe më pas me një tjetër furgon nga Fieri për në Patos.

Po ashtu, gjatë ditëve që ka qendruar në Patos, burri ka marrë pjesë në një festë me të njohur duke u futur edhe në bashkinë e qytetit.

Kështu, ka dyshime se ai ka infektuar edhe të tjerë gjatë kësaj periudhe.

Rastet e konfirmuara pozitivë
Tiranë 19 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 1 rast
Elbasan 2 raste
Fier 4 raste
Rrogozhinë 2 raste.

Artikulli paraprakU paraqit në biznesin me 55 punonjës në Tiranë, i riu nga Elbasani me koronavirus, infektoi prindërit
Artikulli tjetërDenoncimi i fortë i ish-deputetit: Korona-virusi namin ka, Oligo-virusi po bën kërdinë!