Tritol shtyllës së tensionit të lartë në Fushë Krujë

I vendoset eksploziv shtyllës së linjës së tensionit të lartë 400kV në Fushë Krujë. Në një njoftim shpërndarë mediave nga Operatori i Sistemit të Transmetimit thuhet se nga vendosja e eksplozivit është dëmtuar një nga këmbët e shtyllës së tënsionit të lartë.
Aktualisht, Njësitë speciale të OST janë duke ndërhyrë për të shmangur stakimin e kësaj linje që do kishte pasoja shumë të rënda në furnizimin me energji elektrike në vend. Flukset e energjisë që injektohen në këtë linjë sot janë 50% e konsumit në gjithë vendin. OST dënon këtë akt të rëndë kriminal dhe ka kryer veprimet proceduriale në organet e drejtësisë me synim gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë”, thuhet në njoftim.

2

Artikulli paraprakHistoria e themelimit të Partisë Demokratike në Kukës
Artikulli tjetërDenoncimi i studentit: Ja si tentoi vajza e deputetit të PS të ndalte protestën