Tritol në Lezhë, hidhet në erë shtëpia e emigrantit

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Zejmen të Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit Albert Hasani, emigrant në Belgjikë.
Një sasi lënde plasëse është vendosur në banesën e Hasanit, që ka shpërthyer mëngjesin e sotëm.
Ngjarja ka shkaktuar panik tek fqinjët e banorët e fshatit Zejmen.
Mister motivi i kësaj ngjarjeje, ndërsa policia e Lezhës po heton për identifikimin e autorëve.
Ndërkohë, një aksident më një të vdekur ka ndodhur sot në Martanesh. Burime policore bëjnë me dije se shtetasi M.B i cili po udhëtonte me mjetin Land Rover ka humbur kontrollin e këtij të fundit duke përfunduar në humnerë.
Përplasja e fortë i ka kushtuar jetën pasagjerit A.L 60 vjeç. Ndërkohë drejtuesi M.B 22 vjeç është në gjendje të rëndë dhe po transportohet me helikopter për në Tiranë.

tritol pallat

Artikulli paraprakKryeministër më hipokrit dhe të kapur s’keni për të parë më kurrë
Artikulli tjetërNeymar shuan çdo thashethem