Tregtarët: Duhet përmbysur ai maskara, të ngrihemi nga Jugu në Veri

Tregtarët janë shprehur të revoltuar lidhur me vendimin më të fundit të qeverisë për përfshirjen e tyre në skemën e re të TVSH.
Nga 1 Prilli hyri në fuqi skema e re e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, e cila detyron të gjitha bizneset me xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë të reja të jenë pjesë e saj.
Në këto kushte, tregtarët janë shprehur të revoltuar me argumentin se taksat janë bërë të papërballueshme dhe po i çojnë drejt falimentit.
“Kam 2-3 vjet që s’po çojmë asnjë lek në shtëpi. Barra fiskale është 100 e ca mijë lekë në muaj, kërkojnë edhe ekspert kontabël, që kërkon mijë lekë në muaj”, u shpreh njëri nga sipërmarrësit te tregu i Medresesë.
“Paguajmë sigurimet, bashkinë, konkurrenca është e pandershme, taksat janë rritur dhe punë s’ka. Të ngrihet veriu dhe jugu dhe ta përmbysim këtë maskara, taksa arrin në maksimum, unë jam me llamarinë dhe s’kam kushte. S’kam ku të ha unë, ai ta mbajë fjalën dhe mos ta dredhë fjalën”, është shprehur e revoltuar një tjetër tregtare në Durrës.

Artikulli paraprakParalajmërimi i ish-Presidentit: Shpërthimi popullor do të jetë masiv dhe i pa imagjinueshëm
Artikulli tjetërZëri i Amerikës: Biznesi në Shqipëri proteston, i rënduar nga taksat, fuqia blerëse ka rënë me 46%