Transporti Publik paralajmëron Qeverinë: Po nuk na plotësuat kërkesat do të rrisim biletat për qytetarët

Shoferët dhe përfaqësuesit e 10 shoqatave të Transportit Publik dhe ndërqytetas janë duke organizuar një protestë përpara Ministrisë së Kulturës, pas vendimit të qeverisë shqiptare që puna e tyre të fillojë nga data 15 Qershor.

Përfaqësuesit e këtyre shoqatave thotë se kanë shumë shqetësime me rinisjen e punës, që do të fillojë me kushte shtesë për ta, duke nisur që nga kapacitetet me 70% që do të lëvizin të gjitha mjetet,. Ata thonë se mbetet e paqartë se kush do ti paguajë kostot e tyre shtesë, pa harruar faktin që këto tre muaj kanë qendruar pa punë dhe kanë përfituar vetëm pagën e luftës, për të cilën thonë se është e pamjaftueshme.

Protestuesit shprehen se shoqatat e transportit kanë kërkuar heqjen e akcizës së naftës, zbritjen e pragut të TVSH-së, dhe faljen e taksave nga ana e njësive vendore, në të kundërt thonë ata shpenzimet shtesë do të jenë të detyruar që ti adresojne te qytetarët, duke rritur biletat.

Rregullat e reja që u paraqitën gjatë ditës së djeshme nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës konsistojnë në detyrimin e të gjithë qytetarëve dhe personelit të shërbimit, që të jenë të pajisur me maska.

Nga 15 qershori, autobusët do të qarkullojnë vetëm me 70% të kapacitetit të lejuar, por është ende e paqartë se si do të veprohet kur në stacion do të ketë më shumë udhëtarë që shkon përtej këtij kapaciteti.

Artikulli paraprakSot 17 raste të reja me Covid-19, qytetet më të prekura
Artikulli tjetërReforma Zgjedhore identifikoi hajdutin, tani ka ardhur koha të distancohemi prej tij