Transferim te Chelsi? Babai i Messit takim me Abramovich

Roman Abramovich dëshiron të transferojë Lionel Messin te Chelsi. Është ky lajmi i bujshëm që publikojnë media të ndryshme, të cilat i referohen faktit se presidenti i Bluve të Londrës është gati të bëjë një çmenduri financiare për të bërë të mundur kalimin e yllit argjentinas në “Stamford Bridge”. Pas dënimit prej 21 muajsh burg që i dha gjykata spanjolle pasi u shpall fajtor për evazion fiskal, Messi nuk ndihet më i privilegjuar në Spanjë dhe ndoshta mund të vendosë të largohet nga La Liga edhe pse nga ana tjetër klubi i Barcelonës i ka shprehur mbështetjen totale 29-vjeçarit dhe është gati t’i ofrojë rinovimin e kontratës.
Në krahun tjetër rusi Abramovich për të bindur Messin të lërë Spanjën pas 13 vitesh dhe për t’u transferuar në Premier League po mendon t’i ofrojë argjentinasit plot 800 mijë paund në javë, shifër kjo që nëse do të konvertohej në pagë vjetore do të arrinte vlerën e 48 milionë eurove. Klauzola e largimit të 5 herë fituesit të Topit të Artë nga Barça ka një shifër prej 250 milionë eurosh dhe kjo e bën shumë të vështirë misionin për Chelsin që nëse dëshiron të firmosë me Leon duhet të bëjë një çmenduri financiare, përfshirë këtu blerjen e kartonit nga Barcelona dhe pagën e futbollistit. Gjithsesi mundësitë ekzistojnë dhe tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë lëvizja e radhës e Roman Abramovich.

Artikulli paraprakMarquinhos presion PSG-së
Artikulli tjetër7 ndryshimet!