Tragjedia në Vlorë/ Gruaja që u hodh nga pallati, vajza e mjekut të njohur

Zbardhen detaje nga tragjedia që tronditi Vlorën. Një grua 34-vjeçare u hodh nga kati i pestë i një pallati bashkë me fëmijën e saj 1-vjeçar. Të dy ndërruan jetë.

Mësohet se, viktima quhet Pamela Mërtiri. Ajo ishte vajza e një mjeku të njohur në Vlorë. Sipas burimeve, ajo kishte ardhur në Vlorë te prindërit, pasi jetonte në Tiranë.

Mërtiri ishte e martuar, por burimet thonë se, martesa e saj kishte probleme dhe ajo ishte në proces divorci.

Ajo ishte farmaciste. Ka raportime se mund të ketë pasur edhe një përplasje me familjen e saj në Vlorë, që e ka çuar 34-vjeçaren drejt aktit ekstrem. Burimet thonë se të dy kanë vdekur në spital.

Artikulli paraprakPë çfarë i kërkoi ndihmë këngëtarja e njohur Cristiano Ronaldos
Artikulli tjetërDy vjet nga tërmeti tragjik/ Dje, sot, nesër… SIGAL UNIQA krah jush gjithmonë