Trafikanti i drogës Bego, 60 milionë euro pallate mbi shtëpitë tek Unaza e Re, gati leja e ndërtimit

Një trafikanti i drogës, Edmond Bego, miku i Taulant Ballës do të ndërtojë një kompleks pallatesh me vlerë mbi 60 milionë euro në zonën e Unazës së Re , pikërisht në vendin ku do të prishen banesat e qytetarëve për ti hapur rrugë këtij projekti. Studimi është paraqitur në Bashki dhe është bërë gati për leje ndërtimi. Në funksion të këtij plani, Rama dhe Veliaj kanë ndryshuar edhe projektin e Unazës së Re.
JORIDA TABAKU, DEPUTETE E PD, NËNKRYETARE E KOMISIONIT TË EKONOMISË
Prej më shumë se një muaji, Partia Demokratike ka njohur shqiptarët me fakte të pakundërshtueshme se projekti i Unazës së Madhe është një projekt korruptiv i Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Janë 40 milionë euro që çifti më i korruptuar i politikanëve sot në Europë, Rama dhe Veliaj, po përfitojnë në 2.2 kilometra nëpërmjet paracaktimit të 3 fituesve të tenderit dhe nëpërmjet fallsifikimit ndërkombëtar të dokumentave të njërit prej fituesve, DH Albania.
Por duke qenë se projekti i vetëm i Edi Ramës dhe Erion Veliajt është vjedhja dhe grabitja e qytetarëve, ata nuk ndalen me 40 milionë euro.
Partia Demokratike publikon sot fakte tronditëse sesi Rama dhe Veliaj kanë bashkëpunuar për një projekt tjetër korruptiv me trafikantin ndërkombëtar të drogës Edmond Bego, i njohur si miku i Taulant Ballës.
Edmond Bego ka parashikuar të ndërtojë një kompleks rezidencial luksoz tek zona e Unazës së Madhe. Për llogari tëkëtij projekti të trafikantit të drogës, Edi Rama dhe Erion Veliaj:
kanë ndryshuar Planin Urbanistik të Tiranës
kanë ndryshuar rrjedhën e lumit Lanë në favor të projektit luksoz të trafikantit të drogës
kanë planifikuar dëbimin nga shtëpitë të të paktën 200 familjeve për të mbajtur të paprekur pronën e Edmond Begos.
Me Planin Urbanistik të vitit 2013 projekti për sistemimin e Lanës prekte një pjesë të tokës ku do të ndërtojë Mond Bego.
Bëhet fjalë për zonën e njohur si ish Serat, e privatizuar në vitin 2016 me firmën të Arben Ahmetajt.

Plani Urbanistik u ndryshua në vitin 2017 me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Plani Rama-Veliaj ndryshoi projektin për sistemimin e Lanës me qëllim mosprekjen e zonëssë ish serave, ku trafikanti ndërkombëtar i drogës Edmond Bego, ka planifikuar të ndërtojë kompleksin luksoz rezidencial.
Zoti Bardhi ka dokumenta të tjera për t’ju treguar, të cilat provojnë se Edi Rama dhe Erion Veliaj janë përfshirë në një aferë gjigande korruptive për llogari të disa oligarkëve dhe krimit të organizuar.
Nga njëra anë shpikin një projekt të fryrë 40 milionë euro dhe e ndajnë pa garë me 3 oligarkë, nga ana tjetër ndryshojnë Planin Urbanistik dhe shtratin e lumit Lanë për llogari të një trafikanti ndërkombëtar droge.
GAZMENT BARDHI, KËSHILLTAR LIGJOR I PD
Me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt për ndryshimin e rrjedhëssë Lanës dhe me firmën e Arben Ahmetajt për privatizimin e ish Serave, mikut trafikant droge të Taulant Ballës, Edmond Bego, iu hap rruga qëtë ndërtojë në një sipërfaqe prej rreth 30 mijë metra katror.
Dokumentet e Hipotekës provojnë se kjo sipërfaqe toke i ka kaluar për ndërtim kompanisë ALSION-ALBANIA, e cila është në pronësi 100 për qind e Mond Begës.
ALSION-ALBANIA do të ndërtojë tek ish Serat një projekt me vlerë fillestare investimi 60 milionë euro.
Të dhënat e projektit të siguruar nga Partia Demokratike tregojnë se vendndodhja e tij është përgjatë Unazës së Madhe, buzë lumit Lanë, sipas ndryshimit me firmën Rama Veliaj në vitin 2017.
Projekti luksoz i Mond Begës është krijuar nga studio italiane MISALAB, ku si klient paraqitet kompania tjetër e Mond Begës, INERTE EXPRES.
Kompleksirezidencial, ku do tëinvestohen 60 milionë euro, ështëparaqiturprej Edmond BegosnëBashkinë e Tiranës, kukanënisurprocedurate pajisjessëtij me lejendërtimi.

Artikulli paraprakStudentët e Vlorës shkatërrojnë Ramën, largohet mes revoltës dhe vërshëllimave
Artikulli tjetërBuxheti në Kamëz merr votë unanime, Mziu: Prioritet infrastruktura, 68% e buxhetit nga të ardhurat e bashkisë