Trafikanti i drogës në Ministri kontrollon ndërtimet në Vlorë

Kryeministri Rama jo vetëm që nuk ndahet nga elementët e inkriminuar dhe trafikantët e drogës, por i mban ata në administratën shtetërore. Njëri prej tyre është edhe Genti Alizoti, një i dënuar me 10 vjet burg për trafik droge, i cili vazhdon të punojë në Ministrinë e Brendshme dhe të kontrollojë të gjitha ndërtimet në Vlorë. Alizoti është emëruar në Ministirnë e Brendshme nga Saimir Tahiri, si shpërblim për fushatën që i bëri në zgjedhjet e qershorit të vitit 2013. Kohët e fundit, Alizoti me furgon me targat e Ministrisë së Brendshme shkon për çdo ditë në Vlorë për të kontrolluar ndërtimet dhe bën terror.
Denoncimi është bërë nga një qytetar, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. “Aq sa mund të ndash tymin nga bloza, mund të ndash Ramën nga droga! Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital!”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.
“Si je z.Berisha. Desha të denoncoj një person shumë të rrezikshëm që e kam parë, duke lëvizë me makinën e Ministrisë së Brendshme, konkretisht me makinën e INUK, duke kontrolluar të gjitha ndërtimet në Vlorë. Ky njeri është Gent Alizoti, krahu i djathtë i Saimir Tahirit, i arrestuar në 2006 me 50 kg drogë kur punonte si shofer te Gjykata Kushtetuese. Është i dënuar me 10 vjet burg e tani punon te Ministria e Brendshme. Këtë trafikant të rrezikshëm e ka denoncuar PD disa herë, por siç duket është shumë i fortë e nuk e lëviz dot as Kryeministri. Si ka mundësi që një person pa shkollë dhe i dënuar për trafik droge punon në administratë? Si ka mundësi që një i dënuar për trafik droge punon te INUK-u dhe bën terror në Vlorë me furgon me targat e Ministrisë së Brendshme? Kjo, zoti Berisha, është administrata e Edvinit… Po këto si sheh ai”, shkruan qytetari.

Gent Alizoti dhe lidhjet me Tahirin

Genti Alizoti është me precedent penal, i dënuar për trafik droge dhe është arrestuar me 28 qershor të vitit 2006, teksa transportonte 50 kg drogë. 3 vite më pas është liruar me kusht. Edhe pse i dënuar për trafik droge, Alizoti është i punësuar në administratën shtetërore. Në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, Alizoti bashkë me disa elementë të tjerë të krimit ka bërë fushatë për Saimir Tahirin.
Zbulimi i lidhjeve të forta të Tahirit me Alizotin dhe eksponentë të tjerë të rrezikshëm të krimit, u bë pas ndalimit në shkurt të vitit 2014 të Ardian Serezit me 1 ton drogë, shoferit të drejtorit të Politikave Strategjike në Ministrinë e Brendshme, Bilbil Mema.
Genti Alizoti, ishte pjesëtar i të njëjtit grup kriminal, ku ndodhet dhe një tjetër bashkëpunëtor i Tahirit, Ardian Serezi, i cili u kap duke transportuar një 1 ton drogë në 23 shkurt 2014. Alizoti dhe Serezi kishte lidhje në kupolën qeveritare dhe vazhdonin trafikun e drogës pa asnjë problem. Komandanti dhe miku i tij i ngushtë që e kishte sjellë Serezin afër Tahirit është V.Sina. Sipas dosjeve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në ministri, Sina është një njeri që ka punuar edhe më parë në strukturat e rendit. Dosja e tij është e pasur me abuzime, trafiqe dhe një eksponent i rrjeteve kriminale. V.Sina është emëruar nga Saimir Tahiri në postin e drejtorit të Parkut të Automjeteve në Ministrinë e Brendshme. Këtë post e ka fituar si rrjedhojë e kontributit që ai ka dhënë gjatë fushatës elektorale të 23 qershorit 2013 në shtabin e Saimir Tahirit.
Edhe Sina ka qenë koordinator i fushatës së Tahirit. Pra, kuptohet se Tahiri i ka dhënë atij një post mjaft të lartë. Ai konsiderohej gjatë fushatës si një nga njerëzit më të besuar të Tahirit. Lidhjet e tyre janë mjaft të ngushta. Me marrjen e postit të ministrit, Tahiri e bën atë drejtor.
Lidhjet mes Tahirit dhe Sinës janë aq të afërta sa është e vështirë të mendohet se Sina do të bëjë një trafik droge me vlera disa miliona euro pa dijeninë e Tahirit. Gjithçka ka qenë e mirëkoordinuar prej tyre. Sipas disa deponimeve të para të Serezit, ky trafik droge ishte konsoliduar prej disa muajsh. Tahiri ishte pjesë e këtij rrjeti dhe fitimet e drogës ndaheshin mes tij, Serezit dhe një drejtori tjetër.

Artikulli paraprakAmbasadorja e Ramës irriton mediat në Holandë
Artikulli tjetërFagja e pare