Totti humb njeriun e afërt nga Covid-19

Humbje e rëndë në shtëpinë Totti. Në Romë u nda nga jeta Enzo, i ati i futbollistit Francesco Totti. I mbiquajtur “Sherifi”, babai i ish-kapitenit verdhekuq ishte shtruar në spitalin Spallanzani pasi u infektua me koronavirus.

I prekur nga patologji të tjera, 76 vjecari Enzo ishte goditur dy vjet më parë nga një infarkt. Shpesh në Trigoria për të ndjekur të birin, i ati i Totti ishte i famshëm për hyrjet e tij në dhomat e zhveshjes.

Si pasojë e vdekjes së të atit me Covid-19, Totti e familja i janë nënshtruar kontrolleve të zakonshme edhe pse për momentin nuk rezultojnë të jenë pozitiv ndaj virusit. Me qëllim parandalues të gjithë aktivitetet e “Totti soccer school” janë pezulluar.

Artikulli paraprakAnalisti: Njerëzit e shohin Bashën si Kryeministër!
Artikulli tjetërKancelarja e njeh mirë spurdhjakun e Tiranës