Tottenham shkatërron Manchester United

Sfida nisi me gola, tre gola u shënuan për tetë minuta. Manchester Unitedi i ka shënuar Tottenhamit i pari ende pa nisur mirë takimi.

Në minutën e dytë, vendasit fituan një penallti të cilën e konkretizoi në gol Bruno Fernandes për 1-0.

Tottenhami i Jose Mourinho reagoi menjëherë, dhe përmbysi gjithçka.

Fillimisht Ndombele shënoi për 1-1 në minutën e 4’, derisa në minutën e tetë Son shënoi për 1-2.

Në minutën e 28’, Man United mbeti me një lojtar më pak në fushë, Anthony Martial u përjashtua me të kuq.

Kjo ia bëri më të lehtë mysafirëve që menjëherë shënuan edhe dy gola për rezultatin e pjesës së parë 4-1.

Realizuan Harry Kane dhe Son.

Në pjesën e dytë, Tottenham nuk tregoi mëshirë dhe shënoi edhe dy herë për ta turpëruar Manchester United, duke ia lëkundur kështu karrigen edhe trajnerit, Ole gunar Solskjaer.

Aurier dhe Kane shënuan në 45 minutat e pjesës së dytë, për rezultatin përfundimtar 6-1.

Artikulli paraprakDy klubet ku mund të transferohet Shaqiri
Artikulli tjetërStudimi: Ja kur koronavirusi vret njerëz edhe pa sëmundje serioze kronike