Torino në gjurmët e Karnezis

Drejtuesit e Torinos janë vënë në kërkim të një portieri për sezonin e ardhshëm. Rikthimi i Joe Hart te Manchester City pas përfundimit të huazimit e ka lënë vendin vakant dhe klubi granata ka nisur menjëherë nga puna për të gjetur pasuesin e tij. Sipas mediave italiane, objektivi i trajnerit Mihaloviç është 31-vjeçari i Udineses, Orestis Karnezis.

Artikulli paraprakRoma kërkon Berardin
Artikulli tjetërInteri nis bisedimet me Barçën për Digne e Vidal