Tjetër reagim nga Presidenca: Asnjë sekondë për të humbur me “Gjeneralin” nën poture!

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar sërish. Në një postim në Facebook, Blushi shtron pyetjen, si mund të bëjë moral për Kushtetutën një gënjeshtar që donte të hynte në shkelje të Kushtetutës me kamuflazh në zyrën e ministrit?

Reagimi i plotë

Asnjë sekondë për të humbur me “Gjeneralin” nën poture.

Si mund të bëjë moral për Kushtetutën një gënjeshtar që donte të hynte në shkelje të Kushtetutës me kamuflazh në zyrën e ministrit?

Qetësohu “Gjenerali” nën poture: Rendin në 2 mars e garanton Presidenti bashkë me popullin!

Në një postim më herët, ministri Sandër Lleshaj shkruante se, është koha për të kornizuar me ligj funksionimin e Presidentit.

“Koha për të kornizuar me ligj funksionimin e institucionit të Presidentit! Prej 20 vjetësh diskutohet dhe harrohet. Por siç po duket deri në dhimbje tanimë, ideja se kreu i shtetit është individ i vetërregullueshëm, ka vdekur! Republika Parlamentare nuk diskutohet, respektohet.

Fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik”, shkruan ai.

Sander Lleshi 1

rama lleshi1

Artikulli paraprakMbi 60 milionë lekë për elektronikën në Kuvend, do të blihen edhe dyer të blinduara…
Artikulli tjetërSi kaloi përmes Shqipërisë 1.3 ton kokaina që u bllokua në Maqedoninë e Veriut