Tjetër mashtrim i qeverisë, vetëm në spitalin e Shkodrës po trajtohen 5 pacientë me Covid-19…

Në një kohë kur Ministria e Shëndetësisë deklaron se, spitalet rajonale, ende nuk ka nevojë që të shndërrohen në zona Covid, në shumë raste ka pasur pacientë që e kanë marrë ndihmën e parë pikërisht në këto struktura spitalore, për shkak të gjendjes së rënduar të tyre.

Kështu burime zyrtare bëjnë me dije për Faxëeb.al se vetëm në spitalin rajonal të Shkodrës janë duke marrë trajtim 5 persona të prekur me Covid 19, të cilët nuk e përballojnë dot transportimin drejt spitalit Infektiv në Tiranë, për arsye shëndetësore dhe gjendjes së rënduar që ata kanë.

I njëjti rast u bë publik edhe në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën mundësi Shkëlqim Troplini, i cili ishte mbajtur dy ditë në gjendje të rëndë, në këtë spital, për shkak se nuk mund të transportohej dot drejt Tiranës.

Kjo gjendje do të duhej të pasohej me masa urgjente, në paisjen e spitaleve rajonale me mjete të plota mbrojtëse për vetë bluzat e bardha, por edhe për izolimin e zonave ku trajtohen këta pacientë Covid, që më pas mos të kemi përhapjen në gjithë ambientet spitalore.

Një tjetër problem për Shkodrën bëjnë me dije burimet, është kthimi me më shumë se 8 ditë vonesë i përgjigjes së tamponeve, duke shtuar ndjeshëm mundësinë që personat e dyshuar, të mos qendrojnë gjatë gjithë kohës të izoluar.

Sa i takon gjendjes në shkolla, mësohet se derimë tani është mbyllur gjimnazi në Gruemire të Malësisë së Madhe, pasi kanë rezultuar pozitiv 2 mësues, ndërkohe u janë marrë tamponet dhe 5 pjestarëve të tjerë të stafit të kësaj shkolle.

Artikulli paraprakShkencëtarja tregon kategoritë që rrezikohen nga Covid-19: “Kemi parë 29-vjeçarë që…”  
Artikulli tjetërRaporti i BERZH: Shqipëria vendi i dytë në rajon për keqqeverisjen