Tjetër i prekur nga Covid-19/ 22 vjeçari i sapo kthyer nga Milano niset me urgjencë drejt Infektivit

Një i ri ka përfunduar këtë mbrëmje me temperaturë të lartë në Spitalin Infektiv në Tiranë.

22 vjeçari kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Milano, dhe mësohet se ka qenë i shoqëruar nga babai i tij.

Sipas burimeve mediatike, i riu, është paraqitur në Infektiv me temperaturë 42 gradë, dhe dyshohet se është i prekur nga koronavirusi.

Ndërkohë që do të jetë tamponi që do të konfirmojë ose jo, nëse kemi me një rast të ri të prekjes nga koronavirusi.

Deri më tani sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë 51 persona të prekur nga koronavirusi.

Artikulli paraprakRama në panik, del nga bunkeri dhe sulmon median dhe opozitën
Artikulli tjetërVokshi i përgjigjet Ramës: Nuk ke pse ia jep milionat Vilma Nushit. Ndërprerja e kontratave koncesionare, detyrim ligjor